Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

MPB-ja përgatit kontrolle të reja në trafik! Kamerat në automjetet policore do të matin shpejtësinë edhe gjatë lëvizjes

ADAD10 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon ta zgjerojë projektin “Qyteti i Sigurt” me kamera mobile për kontrollin e shpejtësisë, si dhe me pajisje të instaluara në automjetet policore, të cilat do të mund të regjistrojnë kundërvajtje në trafik edhe gjatë lëvizjes së tyre. Këtë e bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai theksoi se analizat e deritanishme kanë treguar se vendosja e kamerave vetëm në lokacione të paracaktuara nuk do të ketë efekt të mjaftueshëm parandalues. Qëllimi është që shoferët të jenë të vetëdijshëm se mund të kapen duke shkelur rregullat e trafikut, pavarësisht se ku qarkullojnë.

Sipas propozimeve të ekspertëve, automjetet ekzistuese policore duhet të pajisen me kamera që do të matin shpejtësinë e automjeteve edhe gjatë lëvizjes. Paralelisht, është planifikuar edhe blerja e kamerave mobile, të cilat do të vendosen në të ashtuquajturat pika të zeza, përkatësisht në lokacionet ku më së shpeshti ndodhin aksidente trafiku me viktima dhe persona të lënduar rëndë.

Toshkovski tha se do të punohet për identifikimin e të gjitha pikave kritike të trafikut në vend, si në zonat urbane, ashtu edhe në rrugët magjistrale dhe ekspres.

Ministri i Punëve të Brendshme njoftoi gjithashtu se sistemi “Qyteti i Sigurt” gjatë javës së parë të dhjetorit do të fillojë zyrtarisht të zbatohet edhe në territorin që mbulohet nga SPB Strumicë.

Më pas, në radhë është SPB Shtip, ku aktivitetet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit. Pas saj, mbetet edhe territori i SPB Manastir, për përfshirjen e të cilit do të nevojiten më së shumti një muaj deri në një muaj e gjysmë.

Toshkovski pret që deri në shkurt sistemi “Qyteti i Sigurt” të vendoset në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Duke iu përgjigjur kritikave për projektin “Qyteti i Sigurt”, ministri u bëri thirrje qytetarëve të kenë parasysh se gjatë 15 viteve të fundit, në aksidente trafiku kanë humbur jetën më shumë se 2.000 persona.

Ai theksoi se aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafik nuk do të përfundojnë me vendosjen e kamerave, por do të vazhdojnë edhe me masa të tjera që synojnë parandalimin e kundërvajtjeve dhe uljen e numrit të aksidenteve.Tv21

Artikuj të ngjashëm

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

MAQEDONI E VERIUT 18 Nëntor, 2026

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej 6.5 ballësh është dërguar gjatë natës…

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.