Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Mesazhe mashtruese në emër të DPSHTRR, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apel qytetarëve: Mos jepni të dhëna personale apo bankare!

ADAD9 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura, si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Pas këtyre mesazheve Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese.

“Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime nëse nuk veproni menjëherë.

AKSK, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka marrë masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti dhe vijon monitorimin për të identifikuar tentativa të ngjashme mashtrimi dhe për të kufizuar rrezikun për qytetarët”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë/Zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars!

Si të mbroheni?

Mos klikoni lidhjen dhe mos iu përgjigjni mesazhit.

Mos jepni të dhëna personale, bankare apo kode verifikimi.

Verifikoni çdo njoftim përmes kanaleve zyrtare të institucionit, duke e hapur vetë faqen zyrtare.

Bllokoni dërguesin dhe raportojeni mesazhin si të padëshiruar.

Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit. Lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë shenja paralajmëruese.

Informohu. Mbrohu. Raporto.

LEXO EDHE: Taksa e automjetit paguhet online në e-Albania, DPSHTRR: Kryhet me çdo kartë bankare!

Artikuj të ngjashëm

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

18 Nëntor, 2026

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet e 65-ta në botë

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

MAQEDONI E VERIUT 18 Nëntor, 2026

Një shtetas 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë…

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.