Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Dje protesta në Tiranë, policia me gjoba për pengim të qarkullimit!

ADAD3 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, 16 masa administrative ndaj pjesëmarrësve në protestën e djeshme te Kryeministria. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, secili u gjobit me nga 5 mijë lekë. 14 gjoba iu vunë personave të shoqëruar nga blutë dhe dy, pas identifikimit të protestuesve përmes pamjeve filmike.

Ndërkohë, nisën hetime penale për dy të mitur. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e të maskuar, kryen veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të organizuar nga studentët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Procedohen penalisht 2 shtetas të mitur, të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 16 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Nga 16 masat administrative, 14 janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi më datë 02.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga studentët, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

I shpëtuan operacionit të madh antidrogë, por kapen pas dy muajsh në arrati dy shqiptarët në Itali

3 Nëntor, 2026

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, organizatorët: Do të zhvillohet në dhjetor, shkak situata me protestat në kryeqytet

3 Nëntor, 2026

Transferimi i aseteve në energji, përfshihen pikat e karikimit!

3 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

I shpëtuan operacionit të madh antidrogë, por kapen pas dy muajsh në arrati dy shqiptarët në Itali

3 Nëntor, 2026

Kthesë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Apeli shpall të pafajshëm Boki-13

3 Nëntor, 2026

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, organizatorët: Do të zhvillohet në dhjetor, shkak situata me protestat në kryeqytet

3 Nëntor, 2026

Katër kandidatë me origjinë shqiptare në garë në zgjedhjet e sotme në SHBA

3 Nëntor, 2026

37 vite nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

3 Nëntor, 2026

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

3 Nëntor, 2026

Dje protesta në Tiranë, policia me gjoba për pengim të qarkullimit!

3 Nëntor, 2026

Prapaskena pas ndeshjes me Juventusin, Allegri përballje e ashpër me skuadrën dhe telefonata e De Laurentiis

3 Nëntor, 2026

Transferimi i aseteve në energji, përfshihen pikat e karikimit!

3 Nëntor, 2026

Operacion i madh ndërkombëtar, bastisje në tri qytete të Kosovës për dyshime për shpëlarje parash

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

I shpëtuan operacionit të madh antidrogë, por kapen pas dy muajsh në arrati dy shqiptarët në Itali

SHQIPËRI 3 Nëntor, 2026

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga Karabinierët e Kompanisë së…

Kthesë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Apeli shpall të pafajshëm Boki-13

3 Nëntor, 2026

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, organizatorët: Do të zhvillohet në dhjetor, shkak situata me protestat në kryeqytet

3 Nëntor, 2026

37 vite nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

3 Nëntor, 2026

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

3 Nëntor, 2026

Dje protesta në Tiranë, policia me gjoba për pengim të qarkullimit!

3 Nëntor, 2026

Transferimi i aseteve në energji, përfshihen pikat e karikimit!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.