Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Dështojnë planet për hotelet në Palasë e Dhërmi/Korporata e Investimeve anulon tenderin!

ADAD3 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Korporata e Investimeve Shqiptare anuloi procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut.

Shkak u bë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori.

Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën e përzgjedhjes së partnerit privat.

Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private, ku shteti vë në dispozicion prona në zona turistike, ndërsa investitori merr përsipër ndërtimin e objekteve publike dhe zhvillimin e strukturave hoteliere.

Skema përfshin tri zona të veçanta, një për funksione publike dhe dy për zhvillim hotelerie e shërbimesh turistike.

Qendra e shërbimeve publike është planifikuar pranë rrethrrotullimit të Palasës, në një pronë shtetërore me sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë. Ajo përfshin stacionin e policisë në Palasë, Policinë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, shërbimin zjarrfikës dhe shërbime shëndetësore e emergjence.

Në këmbim të financimit të këtyre objekteve, partneri privat do të zhvillojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.

Korporata e Investimeve hap tender ndërkombëtar për Palasën dhe Dhërmiun, investitori merr tokë për dy hotele në këmbim të një qendre publike

Prona në Palasë, ku ndodhen funksione të stacionit të policisë, ka sipërfaqe prej 2,555 metrash katrorë, me potencial orientues zhvillimi prej rreth 3,577 metrash katrorë.

Në Dhërmi, projekti përfshin pronën e Policisë Kufitare pranë vijës bregdetare, me truall rreth 1,500 metra katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej 312 metrash katrorë. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit ishte rreth 2,100 metra katrorë.

Sipas kushteve të konkurrimit, investitori privat duhej t’i kalonte Korporatës, të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në secilën strukturë akomoduese.

Kjo pjesë do të shërbente si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike. Anulimi i procedurës në Palasë dhe Dhërmi pason edhe raste të tjera të projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare që janë anuluar ose rishpallur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve./Monitor.

Artikuj të ngjashëm

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

3 Nëntor, 2026

Mot i keq në vend, shira dhe dëborë në zonat malore!

3 Nëntor, 2026

Dështojnë planet për hotelet në Palasë e Dhërmi/Korporata e Investimeve anulon tenderin!

3 Nëntor, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Urdhër i klasifikuar pa sqaruar arsyet!

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

SHQIPËRI 3 Nëntor, 2026

Një 21-vjeçar shqiptar goditi për vdekje me thikë mamanë e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në…

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

3 Nëntor, 2026

Mot i keq në vend, shira dhe dëborë në zonat malore!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.