Carlo Ancelotti shpjegoi gjithashtu arsyet pse Raphinha vazhdon të jetë pjesë e kombëtares.
Sipas tij, Brazili ka nisur një proces rinovimi të skuadrës pas rezultateve zhgënjyese në Kupën e Botës, por synon të ruajë edhe një grup lojtarësh me përvojë.
“Kemi nisur një projekt rinovimi dhe tani është momenti i duhur për ta zbatuar. Në shtator filluam të vlerësojmë një grup futbollistësh të rinj dhe po vazhdojmë të njëjtin proces me lojtarë që mund të përfaqësojnë të ardhmen e kombëtares”, deklaroi italiani.
Ai bëri të ditur se lista është ndërtuar duke kombinuar lojtarë të rinj me futbollistë me përvojë ndërkombëtare.
“Kemi përgatitur një listë të ekuilibruar, me nëntë futbollistë të moshës që u mundëson pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe deri në 15 lojtarë nën moshën 23-vjeçare”, shpjegoi Ancelotti.
Megjithatë, trajneri dëshiron të ruajë boshtin kryesor të skuadrës gjatë këtij tranzicioni.

