Mesfushori i Milanit, Diego Moreira, ka shprehur entuziazmin e tij për derbin ndaj Interit, duke e cilësuar këtë përballje si një nga më të mëdhatë në futbollin evropian.
Në një intervistë për DAZN, futbollisti belg theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë për një ndeshje të tillë, ndërsa nënvizoi edhe lidhjen që ka krijuar me skuadrën kuqezi.
“Milan-Inter është një nga derbit më të mëdhenj në Evropë, ndaj jemi padyshim të entuziazmuar. Nëse do të mund të luaja, do të vdisja për ekipin tim, veçanërisht në ndeshje si kjo. Mezi pres”, u shpreh Moreira
Mesfushori foli edhe për përshtatjen e tij te Milani, duke vlerësuar mënyrën se si është pritur nga pjesa tjetër e ekipit.
“Kam një personalitet të fortë, ndryshe nga të tjerët. I gjithë ekipi më ka pritur shumë mirë. Ata e kuptojnë se kush jam dhe nuk më gjykojnë, ndaj po e shijoj shumë këtë eksperiencë”, tha ai.
I pyetur se çfarë i mungon Milanit për t’u rikthyer në majat e futbollit, Moreira dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: fitorja e ndeshjeve.
“Duhet të fitojmë ndeshje, kaq. Kemi lojtarë cilësorë, një ekip dhe një grup të shkëlqyer, si dhe një shpirt të fortë skuadre. Duhet ta mbajmë grupin të bashkuar, të qëndrojmë të fortë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshje, sepse kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë në futboll dhe ajo që përfaqëson Milani”, përfundoi mesfushori.

