Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

ADAD30 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë pikash, me fokus projektligjet “Për Bankën e Shqipërisë”, Këshillin Fiskal dhe për Mbrojtjen e konsumatorit.

Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë 19 çështje për shqyrtim. Punimet nisin me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, të mbajtur më 22 tetor, si dhe me njoftimet përkatëse. Më pas, deputetët do të zhvillojnë një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

Një pjesë e rëndësishme e rendit të ditës lidhet me çështjet ekonomike dhe financiare. Përveç projektligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe atij “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, deputetët do të shqyrtojnë edhe aktin normativ për një shtesë në ligjin për akcizat.

Në seancë do të diskutohen projektligje që prekin klimën e biznesit dhe funksionimin e shoqërive tregtare. Në këtë kuadër përfshihen ndryshimet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Biznesit, atë për regjistrimin e biznesit dhe ligjin për tregtarët e shoqëritë tregtare, si dhe projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për vitin 2024, që lidhet me programin për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike shqiptare sipas parimit të eficiencës së energjisë.

Një tjetër çështje që do të shqyrtohet është mbrojtja e konsumatorit, ndërsa deputetët do të diskutojnë edhe ndryshimet ligjore për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me synim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social.

Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar ndryshime në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe në ligjin për peshkimin.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektvendime që lidhen me strukturën organizative dhe pagat e personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027. Në shqyrtim do të jetë gjithashtu një projektvendim për strukturën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Artikuj të ngjashëm

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Dublini me mesazh për BE-në: Qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit, pa pritur anëtarësimin!

30 Tetor, 2026

Sekuestrohen 265 kg kanabis e 2 mina antitank në Shkodër/4 të arrestuar dhe 3 në kërkim!

30 Tetor, 2026

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

30 Tetor, 2026

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

30 Tetor, 2026

Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

30 Tetor, 2026

Mickoski me shifra për karburantet: “Më të lirët në rajon!” – Por a do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari?

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Sociologia dhe diplomatja, Ulpiana Lama, ishte e ftuar dje në emisionin e pasdites “Ftesë në…

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Dublini me mesazh për BE-në: Qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit, pa pritur anëtarësimin!

30 Tetor, 2026

Sekuestrohen 265 kg kanabis e 2 mina antitank në Shkodër/4 të arrestuar dhe 3 në kërkim!

30 Tetor, 2026

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.