Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

NATO pas ndërrimit të komandës në KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë po përmirësohet, BP ka rëndësi strategjike për Aleancën

ADAD15 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

NATO përmes një komunikate ka reaguar lidhur me ndërrimin e komandës në KFOR ditën e djeshme, ku gjatë kësaj ceremonie gjeneralmajori Roberto Vergori, nga Italia, mori drejtimin e këtij misioni nga gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Nga NATO, në komunikatën për media, thuhet edhe se, situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka vazhduar të përmirësohet.

‘‘Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

NATO riafirmon përkushtimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

Më 14 tetor 2026, gjeneralmajori Roberto Vergori, nga Italia, mori drejtimin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës, të mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Ai pason gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, nga Türkiye. Ceremonia u drejtua nga admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Admirali Wikoff vlerësoi udhëheqjen dhe shërbimin e gjeneralmajorit Özkan Ulutaş gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it dhe mirëpriti pasardhësin e tij, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Ai përgëzoi gjeneralmajorin Ulutaş për përkushtimin e tij gjatë dy mandateve në krye të KFOR-it, duke vënë në pah angazhimin e tij me komunitetet në mbarë Kosovën dhe punën për forcimin e marrëdhënieve me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). “Ai e bëri këtë me iniciativë, përshtatshmëri dhe përkushtim vetëmohues ndaj misionit dhe ndaj atyre që kishte nën komandë”, tha admirali Wikoff. Admirali gjithashtu vlerësoi sakrificat e personelit të KFOR-it dhe familjeve të tyre.

Duke reflektuar mbi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, admirali Wikoff theksoi procesin e vazhdueshëm të optimizimit të misionit, me qëllim maksimizimin e efektivitetit të tij. Ai shprehu besimin në udhëheqjen e gjeneralmajorit Vergori dhe rikonfirmoi mbështetjen e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli. “Roberto, faleminderit që e pranove këtë përgjegjësi”, tha admirali Wikoff.

Gjeneralmajori Ulutaş theksoi: “Gjatë gjithë kohës, KFOR-i mbeti i përqendruar me vendosmëri në ndjekjen e një qëllimi të vetëm: të kontribuojë në sigurinë afatgjatë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin tonë të kahershëm të OKB-së. KFOR-i gjithashtu vazhdoi të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” Gjeneralmajori Vergori theksoi se personeli i KFOR-it “mbetet thellësisht i përkushtuar për përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së, duke kontribuar në krijimin e kushteve të duhura për një të ardhme në të cilën brezat e rinj mund të gëzojnë plotësisht përfitimet e paqes së qëndrueshme, demokracisë dhe prosperitetit”.

Situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka vazhduar të përmirësohet. Në qershor, NATO-ja njoftoi se do të optimizojë praninë dhe strukturën e KFOR-it, për të siguruar që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave të tij. Ky proces është në vazhdim. Ai përfshin përshtatjen graduale dhe të kalibruar të strukturës dhe kapaciteteve të KFOR-it gjatë vitit të ardhshëm. Procesi bazohet në zhvillimet e situatës në terren dhe mund të kthehet prapa nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë.

Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Përkushtimi i Aleancës ndaj stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur, ndërsa KFOR-i vazhdon të kontribuojë në sigurinë afatgjatë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e kahershëm të OKB-së, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. KFOR-i e kryen misionin e tij në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të tyre si reagues të sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

Kontroll inspektues në veri, Novosti e shndërron në “sulm të Kurtit ndaj serbëve”

30 Tetor, 2026

Protesta para Qeverisë, kërkohet llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt

30 Tetor, 2026

Dyshime për keqpërdorim detyre: Prokuroria Speciale interviston Përparim Ramën

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

31 Tetor, 2026

“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari (VIDEO)

31 Tetor, 2026

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

31 Tetor, 2026

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spallettit

31 Tetor, 2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

31 Tetor, 2026

Raphinha mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të Brazilit

31 Tetor, 2026

Pas dyshimeve për abuzime me operacionet e syve, reagon “European Eye Hospital”: Nuk kemi dëmtuar asnjë pacient!

31 Tetor, 2026

Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!

31 Tetor, 2026

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet turku në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut!

31 Tetor, 2026
POLITIKË

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

MAQEDONI E VERIUT 31 Tetor, 2026

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të…

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Pas dyshimeve për abuzime me operacionet e syve, reagon “European Eye Hospital”: Nuk kemi dëmtuar asnjë pacient!

31 Tetor, 2026

Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!

31 Tetor, 2026

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet turku në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut!

31 Tetor, 2026

Me arrest shtëpie dhe i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe jelek antiplumb në Tiranë!

31 Tetor, 2026

Burgu nuk e ndal dijen: I dënuari në Ohër përfundon me sukses shkollën e mesme

31 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.