Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

ADAD6 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj?

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me Nenin 82 të Kushtetutës, sipas të cilit Kuvendi shpërndahet nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës së zgjedhjes.

Pra, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, nuk nevojitet një vendim i veçantë i Kuvendit për shpërndarjen e tij – thjesht aktivizohet dispozita kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata e kishte sqaruar këtë parim edhe më herët. Në aktgjykimin e marsit 2026, ajo kishte konstatuar se dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues çon në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Por këtu lind një problem tjetër kushtetues: kush mbetet në krye të shtetit?

Në rrethana të zakonshme, kompetencat e presidentit do t’i ushtronte kryetari i Kuvendit, si ushtrues detyre i presidentit.

Por, në situatën aktuale, kjo zgjidhje kushtetuese është komplikuar nga fakti se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë e ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj.

Haxhiu mori detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill. Por, sipas Nenit 90, paragrafit 3 të Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Kjo periudhë gjashtëmujore përfundoi të dielën, më 4 tetor.

Paqartësitë kushtetuese

Pikërisht këtu shfaqet një paqartësi që Kushtetuta nuk e adreson shprehimisht: kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi përfundon periudha maksimale gjashtëmujore e ushtruesit të detyrës, ndërsa presidenti i ri ende nuk është zgjedhur?

Sipas interpretimeve të disa organizatave të shoqërisë civile në vend, kufiri gjashtë-mujor i nenit 90 është absolut. Në këtë lexim, Haxhiu nuk mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale vetëm për shkak se ende nuk është zgjedhur presidenti i ri.

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, argumenton se, pas skadimit të këtij afati, vendi mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.

Jakaj thotë për Radion Evropës së Lirë se kjo krijon rrezik për kaos kushtetues, sepse pa president disa detyra të rëndësishme shtetërore mund të mbeten pa u ushtruar.

“Presidenti është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nëse vendi mbetet pa president dhe pa ushtrues detyre me mandat të vlefshëm, nuk do të ketë as person që e ushtron këtë funksion”, thotë Jakaj.

Jakaj shton se ushtruesja e detyrës ishte paraparë si zgjidhje e përkohshme, gjatë së cilës partitë politike do të duhej të arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Fatkeqësisht, deri tani është parë më shumë se cilës parti i takon posti, sesa procesi dhe kriteret që duhet t’i përmbushë presidenti”, vlerëson ai.

Kështu, kjo zbrazëtirë kushtetuese krijon një problem të menjëhershëm praktik: nëse deri sot në mesnatë Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri, kush do t’i ushtronte kompetencat e tjera që Kushtetuta ia rezervon presidentit dhe kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme?

Në një analizë të publikuar më 2 tetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që shqyrton ushtrimin e detyrës së presidentit përtej kufirit gjashtëmujor, vlerësoi se Kushtetuta nuk parasheh qartë se kush i ushtron kompetencat presidenciale pas përfundimit të tij.

KDI-ja i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, ose palëve të tjera të autorizuara, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me ushtrimin e këtyre kompetencave pas 4 tetorit dhe autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve në rast se presidenti nuk zgjidhet.

Deri më tani, një kërkesë e tillë nuk është bërë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidentes nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të afatit gjashtëmujor, kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme në rast të shpërndarjes së Kuvendit dhe nëse për këto çështje do t’i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese, por nuk mori përgjigje.

Gjykata Kushtetuese, deri më tani, nuk e ka zgjidhur shprehimisht këtë vakuum kushtetues, teksa, sipas KDI-së, mungesa e një mekanizmi të shprehur pasimi pas përfundimit të gjashtëmujorit krijon pasiguri për ushtrimin e kompetencave të presidentit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi disa prej këtyre kompetencave janë të nevojshme për daljen nga kriza.

Presidenti, përkatësisht ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, është ai që shpall zgjedhjet për Kuvendin dhe, pas zgjedhjeve, thërret mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

Prandaj, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, çështja nuk është vetëm se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, por edhe se kush do ta ketë autoritetin për t’i shpallur.

Sipas Jakajt, meqenëse duket që nuk do të ketë një marrëveshje të shpejtë në mes të partive poltike, ndoshta Kuvendi është dashur që të hënën ta zhvillojë procesin e votimit për president, edhe nëse votimi do të dështonte.

“Në atë rast, ushtruesja e detyrës do të mund t’i thërriste partitë politike dhe të caktonte datën e zgjedhjeve të reja. Pas zgjedhjeve, Kuvendi i ri do të mblidhej brenda afatit kushtetues dhe do ta zgjidhte presidentin. Më pas, presidenti do të caktonte mandatarin për formimin e Qeverisë. Ky do të ishte një opsion urgjent për ta nxjerrë vendin nga bllokada”, thotë Jakaj për REL-in.

Në mungesë të një interpretimi të qartë kushtetues, kjo dilemë mund të përfundojë sërish para Gjykatës Kushtetuese. /REL

Artikuj të ngjashëm

Kontroll inspektues në veri, Novosti e shndërron në “sulm të Kurtit ndaj serbëve”

30 Tetor, 2026

Protesta para Qeverisë, kërkohet llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt

30 Tetor, 2026

Dyshime për keqpërdorim detyre: Prokuroria Speciale interviston Përparim Ramën

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

31 Tetor, 2026

“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari (VIDEO)

31 Tetor, 2026

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

31 Tetor, 2026

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spallettit

31 Tetor, 2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

31 Tetor, 2026

Raphinha mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të Brazilit

31 Tetor, 2026

Pas dyshimeve për abuzime me operacionet e syve, reagon “European Eye Hospital”: Nuk kemi dëmtuar asnjë pacient!

31 Tetor, 2026

Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!

31 Tetor, 2026

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet turku në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut!

31 Tetor, 2026
POLITIKË

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

MAQEDONI E VERIUT 31 Tetor, 2026

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të…

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Pas dyshimeve për abuzime me operacionet e syve, reagon “European Eye Hospital”: Nuk kemi dëmtuar asnjë pacient!

31 Tetor, 2026

Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!

31 Tetor, 2026

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet turku në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut!

31 Tetor, 2026

Me arrest shtëpie dhe i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe jelek antiplumb në Tiranë!

31 Tetor, 2026

Burgu nuk e ndal dijen: I dënuari në Ohër përfundon me sukses shkollën e mesme

31 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.