Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!

October 1, 2026

Nasim Haradinaj thirrje deputetëve: “Bashkim! Bashkim! Bashkim!”

October 1, 2026

Braçe rrëfen detaje nga përplasja me protestuesen: Arvina e ka punë të shajë e fyejë!

October 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
Subscribe
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT
My BlogMy Blog
Home»LUGINA»Shqiptarët e Luginës u bënë bashkë në Prishtinë, për të mbërritur në Beograd
LUGINA

Shqiptarët e Luginës u bënë bashkë në Prishtinë, për të mbërritur në Beograd

ADBy ADOctober 1, 2026No Comments2 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pavarësisht dallimeve dhe përplasjeve politike ndër vite, subjektet shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë bërë bashkë në Prishtinë, me synimin që të garojnë të bashkuara për përfaqësim në Kuvendin e Serbisë në Beograd.

Marrëveshja për listën e përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, është arritur pas bisedimeve të zhvilluara me ndërmjetësimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në marrëveshje janë përfshirë subjektet e drejtuara nga Shaip Kamberi (PVD), Visar Memeti (APN), Nagip Arifi (PD), Agim Sabedini (PDSH), Shqiprim Musliu (LPD), Sami Salihu (LR), Armend Aliu (AL) dhe Naser Aziri (UDSH).

Kurti kishte zhvilluar edhe më 15 shtator një takim me shumicën e këtyre përfaqësuesve, ku ishte diskutuar nevoja për koordinim politik dhe forcimin e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Sipas njoftimit të Kurtit për marrëveshjen e arritur sonte, pas bisedave dhe përpjekjeve për afrimin e qëndrimeve, partitë kanë marrë përsipër zotimin për bashkëpunim dhe dalje me një listë të vetme në zgjedhjet e 25 tetorit.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, si dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina.

Marrëveshja vjen në një periudhë kur raportet ndërmjet disa prej subjekteve shqiptare, sidomos në nivelin lokal, vazhdojnë të karakterizohen nga dallime politike. Megjithatë, për zgjedhjet parlamentare ato kanë vendosur t’i lënë këto dallime mënjanë dhe të garojnë së bashku.

Kështu, partitë shqiptare të Luginës, të ndara në Preshevë e Bujanoc, u bashkuan sonte në Prishtinë me synimin që më 25 tetor të arrijnë së bashku në Beograd – përmes përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë./LUGINALAJMI/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
AD
  • Website

Related Posts

Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet parlamentare: Dy kandidatë shqiptarë në listën e SPP-së, PVD-ja nominon Shaip Kamberin

October 1, 2026

PD e Nagip Arifit konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, por kërkon që uniteti shqiptar të shtrihet edhe në nivel lokal

October 1, 2026

Visar Memeti kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim

October 1, 2026
Leave A Reply Cancel Reply

Demo
Our Picks
Stay In Touch
  • Facebook
  • Twitter
  • Pinterest
  • Instagram
  • YouTube
  • Vimeo
Don't Miss

Taravari: Qoku është e Djathta, e Majtë në VLEN!

MAQEDONI E VERIUT October 1, 2026

Taravari: Qoku është praktikisht përfaqësia e Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është fragment në vete. Mund…

Nasim Haradinaj thirrje deputetëve: “Bashkim! Bashkim! Bashkim!”

October 1, 2026

Braçe rrëfen detaje nga përplasja me protestuesen: Arvina e ka punë të shajë e fyejë!

October 1, 2026

Protestat studentore në Francë, mbi 600 të arrestuar, plagosen 80 policë

October 1, 2026

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

About Us
About Us

Your source for the lifestyle news. This demo is crafted specifically to exhibit the use of the theme as a lifestyle site. Visit our main page for more demos.

We're accepting new partnerships right now.

Email Us: info@example.com
Contact: +1-320-0123-451

Our Picks
New Comments
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • IMPRESUM
    • KONTAKT
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.