Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Shqipëria është e të gjithëve”/ Kryepeshkopi Joan thirrje për bashkim dhe kujdes për vendin

ADAD28 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Traditën që e nisi si Mitropolit i Korçës, Kryepeshkopi Joan po e vijon në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku këtë mëngjes u zhvillua Dhoksologjia e Flamurit.

Duke kujtuar ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Kryepeshkopi Joan, në fjalën e tij, dha mesazhin për të mbrojtur Atdheun dhe për të lulëzuar vendin që e ka bekuar Perëndia.

“Është detyra e gjithsecilit nga ne që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë, të jemi të gjithë së bashku dhe ta çojmë përpara. Sepse Shqipëria është e të gjithëve, nuk është e një grupi as e një personi. Të gjithë ne kemi përgjegjësinë për ta ndriçuar vendin. Në këtë ditë të bekuar do të doja t’ju uroja juve të gjithëve gëzuar dhe për shumë vjet!”

Në këtë shërbesë fetare kushtuar Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Atdheut, besimtarët u lutën për paqen, mbrojtjen dhe mbarësinë e Shqipërisë.

Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joani:

Në këtë ditë të shënuar historike për kombin tonë, Kisha kryen Dhoksologjinë e Flamurit.

Kjo është traditë që përsëritet vazhdimisht. Arsyeja pse përsëritet është se ajo ka shumë rëndësi. Dhe shumë gjëra të rëndësishme duhet të përsëriten që të nguliten në mendjen dhe zemrën tonë.

Kisha jonë e zhvillon Dhoksologjinë e Flamurit për disa arsye. E para, kjo Dhoksologji është një falënderim për Perëndinë që na ka dhënë një vend shumë të bukur, i cili i ka të gjitha gjërat.

Ndaj, është detyra jonë që këtë vend ta lulëzojmë.

Së dyti, në këtë ditë përkujtojmë të gjithë klerikët dhe laikët që në shekuj ruajtën besimin, gjuhën dhe identitetin e tyre nëpër kohë shumë të ashpra të historisë. Ne u themi atyre të gjithëve, faleminderit.

Dhe e treta, më e rëndësishmja, është që këtë vend të bukur që na ka dhënë Perëndia, kemi për detyrë ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta ndriçojmë. Ne nuk jemi pronarët. “Zotit i përket dheu dhe gjithçka që ndodhet në të”, thotë psalmisti. Kjo do të thotë se ne jemi thjesht kujdestarët e tij.

Mund të jemi kujdestarë të mirë ose kujdestarë të këqij. Nëse e duam Perëndinë, do t’i duam edhe njerëzit, se është e pamundur të duash Perëndinë dhe të mos e duash vendin ku je lindur dhe je rritur. Një njeri që nuk e do Perëndinë, shpeshherë, ka vështirësi për të pasur dashuri edhe për njerëzit.

E përsërisim vazhdimisht një episod nga Ungjilli. Përpara se Zoti t’i jepte Pjetrit një mision shumë të rëndësishëm, që të kujdesej për grigjën e Tij, e pyet tri herë dhe i thotë “Simon, i biri i Jonait, a më do më shumë sesa këta të tjerët?” E pasi Pjetri i thotë: “Po, Zot, të dua”, Ai i thotë “Kullot shqerrat e mia.”

Kjo do të thotë se, nëse do ta duam Perëndinë, do ta duam mësimin e Tij dhe urdhërimet e Tij. Dhe urdhërimi kryesor është pikërisht ky: Ta duam Zotin me gjithë shpirtin tonë dhe ta duam të afërmin si veten tonë.

Nëse e kemi këtë në zemër, do t’i duam njerëzit, do ta duam vendin tonë. Edhe njerëzit që kanë dashuri do të bëjnë gjithçka për ta ndriçuar dhe lulëzuar vendin e tyre.

Le ta kemi gjithmonë ndër mend se ne nuk jemi pronarët, jemi kujdestarët, dhe një ditë do të japim llogari.

Le t’i lutemi Perëndisë që, për të gjithë punën dhe veprën tonë, kur të paraqitemi para Tij, të na thotë fjalët që janë në Ungjill. “Të lumtë, kujdestar dhe shërbëtor besnik! Hyr në gëzimin e Zotit tënd.”

Prandaj është detyra e gjithsecilit nga ne që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë, të jemi të gjithë së bashku dhe ta çojmë përpara. Sepse Shqipëria është e të gjithëve, nuk është e një grupi as e një personi. Të gjithë ne kemi përgjegjësinë për ta ndriçuar vendin.

Në këtë ditë të bekuar do të doja t’ju uroja juve të gjithëve gëzuar dhe për shumë vjet!

Katedralja e Ngjalljes së Krishtit

Artikuj të ngjashëm

Lëvizja Aleanca Kombëtare rendit kërkesat në protestë

29 Nëntor, 2026

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

28 Nëntor, 2026

28 Nëntori/ Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë vishet kuqezi, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Kadriu: Qeveria nuk duhej t’i drejtohej Komisionit të Venecias për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

29 Nëntor, 2026

Lëvizja Aleanca Kombëtare rendit kërkesat në protestë

29 Nëntor, 2026

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

28 Nëntor, 2026

Fshati Paniçar po boshatiset, banorët: Jetojmë në kushte të rënda

28 Nëntor, 2026

“Shqipëria është e të gjithëve”/ Kryepeshkopi Joan thirrje për bashkim dhe kujdes për vendin

28 Nëntor, 2026

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

28 Nëntor, 2026

28 Nëntori/ Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë vishet kuqezi, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Lëndohet efektivi i policisë në sheshin ‘Skënderbej’! Merret me ambulancë!

28 Nëntor, 2026

Dhunë në shkollën fillore në ‘Aerodrom’: 2 nxënës sulmojnë bashkëmoshatarin, një tjetër filmon

28 Nëntor, 2026

Policia merr kontrollin e sheshit “Skënderbej”, FNSH dhe autobotët zmbrapsin protestuesit!

28 Nëntor, 2026
POLITIKË

Kadriu: Qeveria nuk duhej t’i drejtohej Komisionit të Venecias për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

MAQEDONI E VERIUT 29 Nëntor, 2026

Qeveria nuk pati fare nevojë që të dërgojë kërkesë për mendim deri te Komisioni i…

Lëvizja Aleanca Kombëtare rendit kërkesat në protestë

29 Nëntor, 2026

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

28 Nëntor, 2026

Fshati Paniçar po boshatiset, banorët: Jetojmë në kushte të rënda

28 Nëntor, 2026

“Shqipëria është e të gjithëve”/ Kryepeshkopi Joan thirrje për bashkim dhe kujdes për vendin

28 Nëntor, 2026

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

28 Nëntor, 2026

28 Nëntori/ Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë vishet kuqezi, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.