Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë!

ADAD24 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme për ushtrimin e dhunës.

Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të respektojnë ligjin.

Policia u apeloi gjithashtu prindërve të mbajnë fëmijët larg situatave të rrezikshme dhe gazetarëve të zbatojnë perimetrat e sigurisë gjatë raportimit në terren.

Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.

Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore.

Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme.

U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale.

Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët.

Gazetarët dhe operatorët mediatikë që raportojnë nga terreni, të respektojnë perimetrat e sigurisë të përcaktuar nga Policia dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur rrezikimin e jetës dhe shëndetit të tyre.

Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të lirë të veprimtarisë gazetareske, në respektim të masave të sigurisë.

Edhe një herë, apelojmë për qetësi, përgjegjshmëri dhe respektim të ligjit, në mënyrë që tubimi të zhvillohet paqësisht dhe pa cenuar sigurinë e askujt.

E drejta kushtetuese për t’u tubuar paqësisht do të respektohet dhe mbrohet, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë në terren do të veprojnë në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e proporcionalitetit në reagimin ndaj çdo akti dhune dhe paligjshmërie.

 

Artikuj të ngjashëm

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

30 Tetor, 2026

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

30 Tetor, 2026

Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit

30 Tetor, 2026

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trumpin, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

30 Tetor, 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

30 Tetor, 2026

KE publikon më 4 nëntor raportin për Kosovën, priten kritika për krizën politike dhe drejtësinë

30 Tetor, 2026

Ancelotti: Nuk kemi nevojë për kërkesa të veçanta

30 Tetor, 2026

Kushte të vështira në konviktin “Stiv Naumov” në Shkup: Studentët paguajnë 6.600 denarë, por përballen me lagështi, myk dhe dhoma të ftohta.

30 Tetor, 2026

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

KOSOVË 30 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes…

Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit

30 Tetor, 2026

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

30 Tetor, 2026

KE publikon më 4 nëntor raportin për Kosovën, priten kritika për krizën politike dhe drejtësinë

30 Tetor, 2026

Kushte të vështira në konviktin “Stiv Naumov” në Shkup: Studentët paguajnë 6.600 denarë, por përballen me lagështi, myk dhe dhoma të ftohta.

30 Tetor, 2026

Aksident pranë Spitalit Memorial në Fier, një i plagosur!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.