Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Mbappe barazon rekordin e Zidanes

ADAD22 Tetor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ylli francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar Zinedine Zidanen në listën e futbollistëve francezë me më së shumti asistime në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi 27-vjeçar ishte një nga protagonistët e fitores 4:1 të Real Madridit ndaj RB Leipzigut, të mërkurën mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së tretë të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

Mbappe kontribuoi me një gol dhe një asistim, duke vazhduar formën e mirë dhe duke iu afruar një rekordi që aktualisht mbahet nga bashkëkombësi i tij, Karim Benzema.

Francezi asistoi për golin e dytë të Real Madridit, kur me një pasim të saktë me kokë e vendosi Arda Gulerin në pozicion të favorshëm për të shënuar.

Më pas, në minutën e 83-të, Mbappe realizoi edhe vetë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur nga kufiri i zonës së rreptësisë.

Sipas të dhënave të rrjetit të statistikave Opta, Mbappe ka regjistruar tashmë 26 asistime në historinë e Ligës së Kampionëve.

Me këtë shifër, ai është ngjitur në vendin e dytë në mesin e futbollistëve francezë me më së shumti asistime në këtë kompeticion, duke barazuar legjendën Zinedine Zidane, i cili aktualisht është edhe trajneri i tij në kombëtaren franceze.

Në krye të kësaj liste vazhdon të qëndrojë ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, me 27 asistime.

Kjo do të thotë se Mbappes i nevojitet vetëm një asistim për ta barazuar rekordin e Benzemas dhe dy të tjera për t’u bërë futbollisti francez me më së shumti asistime në historinë e Ligës së Kampionëve.

Pas tyre renditet Thierry Henry, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, me 25 asistime.

Francezët me më së shumti asistime në Ligën e Kampionëve, sipas Opta:

Karim Benzema – 27 asistime

Kylian Mbappe – 26 asistime

Zinedine Zidane – 26 asistime

Thierry Henry – 25 asistime

Përveç arritjes individuale të Mbappes, fitorja ndaj Leipzigut i mundësoi Real Madridit ta vazhdojë ecurinë pozitive në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët kanë grumbulluar nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para, duke u renditur në pozitën e katërt të tabelës, prapa Paris Saint-Germainit, që kryeson falë golaverazhit më të mirë.

Në anën tjetër, RB Leipzigu mbetet me tri pikë, në vendin e 29-të.

Për Mbappen, objektivi i radhës do të jetë tejkalimi i Benzemas, një tjetër emër i madh i futbollit francez dhe i historisë së Real Madridit.

Duke marrë parasysh rolin e tij në organizimin dhe përfundimin e aksioneve sulmuese, francezi ka mundësinë ta vendosë një rekord të ri që në paraqitjet e ardhshme evropiane.

Artikuj të ngjashëm

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

29 Tetor, 2026

“Topi i Artë” bën me “krah” Harry Kane, tani “bomberi” anglez synon një kontratë 3-vjeçare

28 Tetor, 2026

​Kush është skuadra modeste që eliminoi Arsenalin nga Carabao Cup?

28 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar…

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.