Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Berisha kundër paketës penale, kërkon ekspertizë nga Venecia para votimit

October 1, 2026

Hiqet shqiponja nga maja e Korabit, Federata shqiptare kërkon identifikimin e përgjegjësve

October 1, 2026

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

October 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
Subscribe
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT
My BlogMy Blog
Home»MAQEDONI E VERIUT»Mos e provokoni durimin e një brezi!
MAQEDONI E VERIUT

Mos e provokoni durimin e një brezi!

ADBy ADOctober 1, 2026No Comments7 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prof.dr. Luljeta PULA
Ditë më parë, Sheshi “Skënderbeu” në Shkup, përsëri foli shqip! Shqiptarët dolën për të protestuar për dënimin e Luftës së drejtë të UÇK-së, për dënimin e vet pavarësisë së Kosovës dhe partneritetit tonë me NATO-n. Ata dolën për t’i thënë një “JO” të madhe këtij vendimi politik, kundër luftës sonë dhe shtetit të Kosovës. Dhe për të porositur: “Jo, në emrin tim’’!
Shqiptarët dolën në rrugë për të kundërshtuar zërin e zi të Hagës. Por revolta e tyre e akumuluar për pozitën e tyre në Maqedoni, një revoltë e skajshme dhe e grumbulluar jehonte gjithandej.
Ne edhe atëherë, kemi shprehur mbështetjen e plotë dhe të palëkundur për angazhimin paqësor të rinisë shqipëtare në Maqedoninë e Veriut, në mbrojtje të gjuhës shqipe, të bararazisë qytetare, të drejtave të plota të shqiptarëve atje, dhe dinjitetit të tyre kombëtar.
Ky angazhim dhe protestat e qytetëruara, në mbrojtje të të drejtave kombëtare, nuk janë vetëm mbrojtje e një ligji. Ato janë mbrojtje e një të drejte themelore njerëzore dhe kushtetuese, e identitetit kombëtar dhe parimeve demokratike, mbi të cilat duhet të ndërtohet një shtet modern europian.
Ne i themi udhëheqjes dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk janë qytetarë të rendit të dytë. Ata janë një popull shtetformues, prandaj atyre u takojnë dhe i meritojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga Kushtetuta, nga ligjet, nga Marëveshja e Ohrit si dhe nga të gjitha Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Është e njohur se përqindja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, përbën 24,3% të popullatës atje. Dihet poashtu se baza kushtetuese ligjore dhe marrëveshja Kornizë e Ohrit (13 gusht 2001) vendosi parimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve, në administratën publike dhe institucionet shtetërore. Kjo pikë u fut më pas në Kushtetutë. Prandaj institucionet shtetërore janë të detyruara të zbatojnë parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë të komuniteteve, në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe me ndryshimet kushtetuese që pasuan. A po respektohet Marrëveshja e Ohrit dhe shkronja e Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut? Jo! Nuk po respektohet! Po shkelen të dyja, me të dyja këmbët! Dhe kjo shkelje e marrëvshjes së Ohrit dhe Kushtetutës, vërtetohet edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe Komisionit të Venecias.
Për fat të keq edhe sot, pas shumë vitesh, ka një hendek të madh, midis statusit juridik të shqiptarëve, dhe realitetit faktik politik në Maqedoni. Diskriminimi në përfaqësimin institucional, në administratën shtetërore, në punësim, në zhvillimin ekonomik të zonave shqiptare, në përdorimin praktik të gjuhës shqipe , dhe në shumë fusha tjera vazhdon të jetë një shqetësim serioz, që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Dhe ne nuk mund të heshtim sot përballë asaj që po ndodh me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ata nuk kërkojnë asgjë të jashtëzakonshme!
Kërkojnë gjuhën e vet ! Kërkojnë barazinë e vet ! Kërkojnë të drejtat e veta! Kërkojnë dinjitetin e munguar që u takon ! Dhe kjo tani, nuk do të duhej të ishte një betejë! Jo! Ata na kthyen pas!
Kjo nuk është luftë për privilegje!
Sepse shqiptarët nuk po kërkojnë privilegje.Po kërkojnë barazi ! Dhe barazia nuk është dhuratë e pushtetit. Barazia nuk është favor. Nuk është mëshirë. Nuk është një diçka që një pushtet mund ta japë sot dhe ta kufizojë nesër. Një shtet nuk mund të thotë :’’ Ju jeni të barabartë ‘’. E më pas të sillet sikur disa qytetarë janë më të barabartë se tjerët. Kjo nuk është barazi. E Kushtetuta nuk është dekor! Kushtetuta nuk është as rekomandim ! Ajo është detyrim ! MOS E PROVOKONI DURIMIN E NJË BREZI! Rinia shqiptare duhet të jetë e qetë . Por qetësia nuk do të thotë dorëzim. Paqja nuk do të thotë heshtje. Dhe qytetaria nuk do të thotë nënshtrim !
Sepse shqiptarët në Maqedoni nuk janë qytetarë të dorës së dytë.
Ata nuk kanë pse të kërkojnë leje për të qenë shqiptarë.
Ata nuk kanë përse të kërkojnë falje pse flasin shqip.
Ata nuk kanë pse të kërkojnë leje për të mësuar shqip.
Dhe nuk kanë pse të pranojnë kthimin prapa.
E kërkesa për barazi nuk është kërcënim për bashkëjetesën.
Kërcënim është diskriminimi. Kërcënim është mohimi. Kërcënim është përjashtimi. E paqja pa drejtësi është vetëm një heshtje e përkohshme.
E rinia të mos dorëzohet ! Të mos trembet nga presioni. Të mos pranojë të bindet se kërkesa për barazi është provokim. E të mos binden asnjëherë se duhet të heshtin për ta ruajtur paqen. Sepse paqja pa drejtësi është vetëm një heshtje e përkohshme.
Të qëndrojnë paqësorë ! Të qëndrojnë të qytetëruar ! Të qëndrojnë të bashkuar! Por të qëndrojnë të vendosur ! Në kërkesat e tyre të drejta !
Ne jemi me ju: Jo sepse duam konflikt . Por pikërisht sepse duam drejtësi. Jo sepse duam ndarje. Por sepse duam një bashkëjetesë të vërtetë ! Jo sepse duam privilegje për shqiptarët ! Por sepse duam barazi për shqiptarët. Dhe se nuk duam që askush t’a kthejë historinë prapa!
Historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është e trishtë. Është një histori sakrificash për liri, arsim e kulturë. Askush nuk mund të harrojë ngjarjet tragjike, gjatë përpjekjeve për themelimin e Universitetit të Tetovës në vitet 1994-1995. Kur u përdor dhuna shtetërore e paparë kundër shqiptarëve, dhe viktimat që ranë për këtë kauzë. Vetëm sepse shqiptarët kërkonin të drejtën e tyre të ligjshme, për arsim në gjuhën e tyre amtare. Nuk mund të harrohet deklarimi i atëhershëm i Qeverisë së Maqedonisë, kundër hapjes së Universitetit të Tetovës, deklarim i cili na kujtonte fuqishëm adresimet shoviniste maqedonase, të establishmentit maqedonas të ish Jugosllavisë. Pra establishmentit maqedonas i cili në Maqedoni provoi dhe ushtroi poligonin e dhunës antishqiptare. Duke vënë në provë dhe zbatim reçetat e përpunuara të politikës antishqiptare. Nuk mund të harrohet kjo dhunë e cila xhveshi formalisht dhe botërisht, diskriminimin e hapur të shqiptarëve në Maqedoni. Ashtu siç po ndodhë edhe sot, fatkeqsisht.
Ashtu si atëherë, ashtu edhe sot, shkelja e të drejtave bazike dhe elementare të shqiptarëve në Maqedoni, kërcënimet dhe provokimet qeveritare, përfundimisht po xhveshin masken e pushtetit shovinist atje. Por mos harroni asnjëherë, se ky presion sistematik mbi shqiptarët, dhe ky diskriminim i hapur e i pafund, bart rrezikun serioz , të një ashpërsimi e eskalimi të sërishëm të raporteve ndëretnike në Maqedoni.
Prandej ne i bëjmë thirrje udhëheqjes shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të ndalojë dhunën, dhe të respektojë plotësisht dhe menjëherë e paekuivoke, frymën dhe shkronjën e Kushtetutës, të zbatojë pa asnjë rezervë Ligjin Për Përdorimin e Gjuhëve, të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, dhe të ndërmarrë masa konkrete për eliminimin e çdo forme të diskriminimit ndaj shqiptarëve.
Ne poashtu i bëjmë thirrje udhëheqjes shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë ,të vehen në mbrojtje të popullit tonë në Maqedoninë e Veriut!
Dhe të kërkojnë nga udhëheqja maqedonase
1. Respektimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
2. Të rikujtojë pushtetarët në Maqedoni se shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë, por popull shtetformues sipas rendit kushtetues. Dhe se ky status duhet urgjentisht të zbatohet në praktikë, dhe jo të mbetet formulim kushtetues në letër !
3. Të kërkojnë ndërprerje të menjëhershme të diskriminimit të shqiptarëve në përfaqësimin institucional, në administratë, drejtësi, polici, ushtri, ekonomi dhe investime.
4. Të kërkojnë vlerësimin e rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, si bazë për paqen dhe bashkëjetesën , dhe zbatim e realizim të shumë detyrimeve që rrjedhin nga ajo , që gjer tani nuk janë bërë.
5. Të theksojnë se integrimi evropian nuk matet vetëm me miratimin e ligjeve të tyre. Sepse ai matet në radhë të parë me zbatimin e tyre të drejtë dhe garantimin e barazisë reale të gjithë qytetarëve atje.
6. Të bëhet thirrje për dialog, respektim reciprok dhe zgjidhje demokratike si e vetmja rrugë e së ardhmes. Sepse askush nuk dëshiron rikthimin e konfliktit të vitit 2001! Të gjithë duam paqë ! E paqja nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë, nënshtrimin dhe diskriminimin. Ajo ndërtohet vetëm mbi barazinë, respektimin e dinjitetit njerëzor dhe zbatimin e respektimin e plotë të të drejtave kushtetuese.
7. Dhe se shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë nga kërkesa e tyre për realizimin e të drejtave të tyre të ligjshme. Sepse ato janë të drejta legjitime që u takojnë dhe ato nuk cenojnë askend. Përkundrazi! Ato forcojnë demokracinë, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të shtetit, pjesë përbërëse e të cilit , natyrisht janë edhe shqiptarët. E është detyrë e Kosovës dhe Shqipërisë, kujdesi për bashkëkombasit tanë në Maqedoni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
AD
  • Website

Related Posts

Hiqet shqiponja nga maja e Korabit, Federata shqiptare kërkon identifikimin e përgjegjësve

October 1, 2026

Vjedhje në Greqi e Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal në Maqedoni! 30 bastisje, 21 të dyshuar

October 1, 2026

Aksident tragjik pranë Leskovcit, humb jetën një shtetas i Maqedonisë

October 1, 2026
Leave A Reply Cancel Reply

Demo
Our Picks
Stay In Touch
  • Facebook
  • Twitter
  • Pinterest
  • Instagram
  • YouTube
  • Vimeo
Don't Miss

Berisha kundër paketës penale, kërkon ekspertizë nga Venecia para votimit

SHQIPËRI October 1, 2026

Sali Berisha paralajmëroi votë kundër paketës së re të Kodit të Procedurës Penale që propozon…

Hiqet shqiponja nga maja e Korabit, Federata shqiptare kërkon identifikimin e përgjegjësve

October 1, 2026

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

October 1, 2026

‘Joe Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin’- Blushi reagon pas deklaratave të Ramës: Kryeministri s’ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës!

October 1, 2026

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

About Us
About Us

Your source for the lifestyle news. This demo is crafted specifically to exhibit the use of the theme as a lifestyle site. Visit our main page for more demos.

We're accepting new partnerships right now.

Email Us: info@example.com
Contact: +1-320-0123-451

Our Picks
New Comments
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • IMPRESUM
    • KONTAKT
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.