Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK-u kundërshton!

ADAD24 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua sërish me një letër GJKKO-së, duke njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes së këmbës, në seancën e sotme, avokati i tij, Plarent Ndreca, kërkoi që gjykimi të mos vijojë, duke argumentuar se mbrojtja nuk mund të ushtrojë detyrën pa u konsultuar më parë me klientin.

Ndreca deklaroi se kishte tentuar ta takonte Veliajn një ditë më parë, por nuk ishte lejuar nga IEVP Fier. Sipas tij, kërkesat për shpjegime lidhur me këtë pengesë nuk kishin marrë përgjigje.

Ne nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën, pasi Veliaj ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Tentova dje ta takoja dhe nuk jam lejuar nga IEVP-ja Fier. Kam kërkuar shpjegime dhe nuk më janë dhënë. Jam i pamundur ta vazhdoj mbrojtjen pa u konsultuar me klientin. Janë disa elementë që duhet t’i konfirmoj me klientin.

Ai shtoi se mbrojtja kishte paraqitur më herët të gjithë kronologjinë e problemeve shëndetësore të kryebashkiakut dhe i kërkoi gjykatës të merrte një vendim për situatën që e cilësoi “çnjerëzore”.

Gjatë seancës, gjykata kërkoi sqarime për gjendjen fizike të Veliajt dhe nëse ai e kishte të pamundur të lëvizte.

Është me këmbë të thyer, lëviz me paterica gjithë kohës, u përgjigj Ndreca.

Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes, duke argumentuar se nuk kishte prova që Veliaj e kishte të pamundur të paraqitej në seancë.

Prokuroria i ka informacionet e veta për këtë situatë. Duhet të vijojë seanca, nuk provohet që e ka të pamundur të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Edhe prokurori Altin Dumani u shpreh kundër shtyrjes së mëtejshme të gjykimit. Ai theksoi se në letrën e tij, Veliaj nuk e kishte kushtëzuar vijimin e seancës me praninë  dhe se mbrojtjes i ishte lënë kohë e mjaftueshme për t’u konsultuar me të.

Në letër, Veliaj nuk e kushtëzon vijimin e seancës. Herën e fundit për këtë u shty seanca që mbrojtja të konsultohej me të. Një javë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej. Nuk më duket situatë serioze, as ligjore.

Prokurori solli në vëmendje edhe kohëzgjatjen e procesit, duke theksuar se çështja ishte dërguar për gjykim që në shtator të vitit 2025 dhe se sipas tij, shtyrjet e deritanishme kishin ardhur për shkaqe të të pandehurve ose të mbrojtjes, jo të SPAK-ut.

Ne jemi këtu që të gjykohet çështja.

Artikuj të ngjashëm

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

CIA preket nga një sulm kibernetik

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026

Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

25 Nëntor, 2026

Ja sa shitet diamanti rozë 24 karatësh, i quajtur “Mona Lisa”

25 Nëntor, 2026

Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”, ndizet muhabeti i saj me Nichin

25 Nëntor, 2026
POLITIKË

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

MAQEDONI E VERIUT 25 Nëntor, 2026

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka deklaruar për Ora News se realizimi i…

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026

Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.