Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së PS-së së Tiranës.
Rama ka thirrur këtë mbledhje në kuadër të organizimit të strukturave socialiste dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë në fokus të diskutimeve.
Mbledhja vjen një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar në Gjirin e Lalëzit, ku u diskutua riorganizimi i partisë dhe angazhimi i strukturave në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Gjithashtu, një ditë më parë, Rama zhvilloi një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus ishin përgatitjet për procesin zgjedhor.

