Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

UEFA ndëshkon Kosovën, këto janë sanksionet në adresë të FFK-së

ADAD21 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është dënuar rëndë nga Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Dënimi lidhet me ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të zhvilluar më 14 nëntor në Prishtinë, e cila përfundoi me rezultat 0:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës B të Kombeve.

Sanksionet janë shqiptuar për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive, sjellje raciste ose diskriminuese, hedhjen e gjësendeve në fushën e lojës dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit.

FFK-ja është gjobitur me gjithsej 42 mijë e 250 euro, ndërsa është dënuar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit për një ndeshje si vendase. Ky dënim është me kusht.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka marrë këto vendime:

– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 10.000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” (përkatësisht sektorit L2 ose sektorëve ngjitur me madhësi të barabartë, në rast se ndeshja zhvillohet në një stadium tjetër), gjatë ndeshjes së ardhshme të garave të UEFA-s, në të cilën Federata e Futbollit e Kosovës do të jetë organizatore, për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese.

Ky dënim për mbylljen e pjesshme të stadiumit është pezulluar për një periudhë prove prej dy (2) vjetësh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 2.250 euro për hedhjen e gjësendeve.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 10.000 euro për shqetësimet e shkaktuara gjatë intonimit të himneve kombëtare.

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 20.000 euro për transmetimin e një mesazhi që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive.

Shënim: Masat disiplinore të pezulluara për një periudhë prove nuk hyjnë në fuqi menjëherë, por mund të zbatohen nëse „gjatë periudhës së provës kryhet një shkelje tjetër e natyrës së ngjashme“ (neni 26, paragrafi 3, i Rregullores Disiplinore)”, kështu thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Artikuj të ngjashëm

Kosova dhe Shqipëria në të njëjtën vazo, derbi shqiptar nuk do të ketë në rrugën për Euro 2028

21 Nëntor, 2026

Goditje e rëndë për Bayern-in, Harry Kane do të mungojë disa muaj pas dëmtimit të rëndë

21 Nëntor, 2026

Ronaldo e shënon golin e 986-të në karrierë

21 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Horror në Kumanovë: Kërcënoi se do t’i digjte të bijën dhe mbesën, derdhi benzinë në shtëpi!

21 Nëntor, 2026

UEFA ndëshkon Kosovën, këto janë sanksionet në adresë të FFK-së

21 Nëntor, 2026

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

21 Nëntor, 2026

Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë

21 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën

21 Nëntor, 2026

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

21 Nëntor, 2026

“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve

21 Nëntor, 2026

Alarm në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm online vë në shënjestër fëmijët, MPB-ja paralajmëron prindërit!

21 Nëntor, 2026

Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!

21 Nëntor, 2026

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

21 Nëntor, 2026
POLITIKË

Horror në Kumanovë: Kërcënoi se do t’i digjte të bijën dhe mbesën, derdhi benzinë në shtëpi!

MAQEDONI E VERIUT 21 Nëntor, 2026

Një 54-vjeçar nga Kumanova është proceduar penalisht pasi kërcënoi se do t’i digjte të bijën…

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

21 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën

21 Nëntor, 2026

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

21 Nëntor, 2026

“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve

21 Nëntor, 2026

Alarm në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm online vë në shënjestër fëmijët, MPB-ja paralajmëron prindërit!

21 Nëntor, 2026

Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!

21 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.