Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

ADAD19 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kompanitë e sektorit të energjisë elektrike mund të humbasin licencën nëse bëhen financiarisht të paafta, kërkojnë shpalljen e falimentimit, nuk paguajnë detyrimet rregullatore ose shkelin kushtet e ushtrimit të aktivitetit.

Heqja e licencës parashikohet edhe për operatorët që shkelin legjislacionin mjedisor apo rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën e njerëzve.

Këto janë disa nga rastet e përcaktuara në draft-rregulloren e publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), që përcakton procedurat që do të ndiqen për heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit nr. 59/2026.

Sipas dokumentit, licenca mund të hiqet edhe kur një kompani pushon së ushtruari veprimtarinë për të cilën është licencuar ose kërkon vetë revokimin e saj.

ERE përcakton se shqyrtimi i rasteve duhet të mbështetet në prova dhe dokumente të administruara gjatë procedurës, përfshirë informacionet e institucioneve kompetente.

Në vlerësimin e shkeljeve, rregullatori duhet të marrë parasysh “natyrën e shkeljes, kohëzgjatjen, përsëritjen, pasojat, rrezikun aktual ose të pritshëm dhe çdo masë korrigjuese të ndërmarrë nga i licencuari”.

Procedura për heqjen e licencës mund të nisë nga vetë ERE, në bazë të rezultateve të monitorimit, kontrolleve periodike, raportimeve të institucioneve kompetente apo informacioneve të paraqitura nga operatorët dhe palët e treta.

Pas vendimit për nisjen e procedurës, kompania njoftohet me shkrim për shkeljet e konstatuara, provat dhe pasojat e mundshme. Operatori ka 30 ditë kalendarike për të paraqitur shpjegime, kundërshtime dhe dokumente mbështetëse.

Brenda 30 ditëve nga marrja e përgjigjes ose përfundimi i afatit për paraqitjen e saj, strukturat përgjegjëse të ERE-s duhet të përgatisin relacionin përfundimtar. Ky afat mund të zgjatet në rastet kur nevojiten verifikime shtesë.

Bordi i ERE-s merr vendim brenda 10 ditëve pune nga paraqitja e relacionit, kur dosja është e plotë. Nëse shkeljet nuk provohen, procedura mbyllet, ndërsa në rastet kur korrigjimi është i mundur dhe lejohet nga ligji, operatorit mund t’i jepet një afat për përmbushjen e detyrimeve.

Kur provohen kushtet ligjore për heqjen e licencës, Bordi vendos ndërprerjen e së drejtës për ushtrimin e aktivitetit. Në rastet kur heqja e licencës mund të cenojë vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, draft-rregullorja parashikon masa të përkohshme për kompanitë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes, depozitimit dhe furnizimit.

Këto masa përfshijnë “vendosjen e shoqërisë nën administrim të kufizuar për një periudhë të caktuar” ose “caktimin e një shoqërie tjetër që plotëson kushtet përkatëse të licencimit për kryerjen e veprimtarisë”.

ERE mund të vendosë gjithashtu emërimin e një administratori të përkohshëm, me propozimin e ministrit përgjegjës dhe sipas procedurave të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Masat nuk mund të zgjasin më shumë se 12 muaj nga data e heqjes së licencës. Heqja e licencës nuk i përjashton kompanitë nga detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të aktivitetit.

Vendimi për heqjen e licencës nuk e çliron të licencuarin nga detyrimet financiare, kontraktore, administrative ose ligjore të lindura deri në datën efektive të heqjes së licencës, përcakton dokumenti.

Vendimet e ERE-s mund të ankimohen në gjykatë, por ankimi nuk pezullon automatikisht zbatimin e tyre, përveç rasteve të parashikuara nga ligji ose kur vendos gjykata./Monitor

Artikuj të ngjashëm

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026

Lirohet nga qelia një nga tre të arrestuarit për atentatin e dyshuar në Lezhë!

19 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më ka goditur në shpirt, ka lënduar edhe dëshmorët e UÇK-së

19 Nëntor, 2026

Përfundon takimi trepalësh mes Trump, Putin dhe Xi Jinping

19 Nëntor, 2026

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

19 Nëntor, 2026

Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!

19 Nëntor, 2026

Kurti takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për Specialen dhe zgjedhjet në Serbi e SHBA

19 Nëntor, 2026

Një vit në krye të Dibrës, Mela: Mbi 23 projekte të realizuara, ujë 24 orë brenda dy viteve

19 Nëntor, 2026

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026

“Hat-trick” i Vinicius Jr, Brazili fiton 7-0 ndaj Singaporit! Ancelotti e ndoqi ndeshjen nga tribunat

19 Nëntor, 2026

Lirohet nga qelia një nga tre të arrestuarit për atentatin e dyshuar në Lezhë!

19 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më ka goditur në shpirt, ka lënduar edhe dëshmorët e UÇK-së

KOSOVË 19 Nëntor, 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të…

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

19 Nëntor, 2026

Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!

19 Nëntor, 2026

Kurti takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për Specialen dhe zgjedhjet në Serbi e SHBA

19 Nëntor, 2026

Një vit në krye të Dibrës, Mela: Mbi 23 projekte të realizuara, ujë 24 orë brenda dy viteve

19 Nëntor, 2026

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.