Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, që sjellin mot me vranësira dhe shira.
Fillimisht, reshjet nisin me intensitet të ulët, por pas orëve të mesditës fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në veri të vendit.
Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20 m/s,
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 3-5 ballë.
Temperaturat variojnë 10-23 gradë Celsius.

