Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Zurkoliqi i mori votat e Preshevës dhe siguroi karrigen në Beograd, organizatat preshevare ende presin paratë e projekteve?!

ADAD18 Nëntor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga tri mandate në Kuvendin e Serbisë, Usame Zurkoliqi kësaj radhe mezi e shpëtoi një të vetëm. Rënia e tij politike, si në vota ashtu edhe në mandate, u pa qartë në zgjedhjet e 25 tetorit. Për ta siguruar ulësen në Beograd, iu desh edhe përsëritja e votimit më 1 nëntor në Gllogovicë të Aleksincit, ku lista e tij, brenda një jave, nga zero vota kërceu në 53, në një vendbanim ku boshnjakët pothuajse nuk janë të pranishëm. Një rezultat që ka ngritur dyshime për blerje votash.

Por, ajo që e bën edhe më interesante këtë histori për Luginën është fakti se Zurkoliqi mori plot 1.089 vota në Preshevë, në një komunë me mbi 97 për qind shqiptarë.

Dhe këtu fillon pjesa tjetër e historisë, ajo e parave dhe projekteve.

Dy organizata nga Lugina figurojnë si përfituese të mbi 4.6 milionë dinarëve nga ministria që drejtonte Zurkoliqi. Organizata „Informohu“ me 2.300.117 dinarë për projektin „Mladi za solidarnost i edukaciju“, ndërsa organizata „Vizija za razvoj i kooperaciju“ me 2.338.083 dinarë për pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje për familjet në nevojë në Bujanoc dhe rrethinë.

Se a kanë arritur këto organizata t’i shpërndajnë pakot dhe ta realizojnë ndihmën e paraparë, ende nuk dihet. Por një gjë është e qartë: Zurkoliqi i mori votat në Preshevë, ndërsa për paratë e projekteve ende po pritet.

Madje, siç bëjnë të ditur për LUGINALAJMI burime brenda organizatave përfituese, ministria që drejtonte Zurkoliqi ende nuk ua ka transferuar mjetet e miratuara. Nëse kjo konfirmohet, i bie që organizatat kanë mbetur duke pritur paratë, ndërsa përfitimin politik Zurkoliqi tashmë e ka siguruar.

A kanë lobuar këto organizata për Zurkoliqin, duke shpresuar në realizimin e projekteve? Kjo mbetet për t’u sqaruar, pasi deri tani nuk ka prova publike që e lidhin drejtpërdrejt financimin me votat.

Ndërkohë, Zurkoliqi, që dikur gëzonte mbështetje shumë më të madhe në Sanxhak, dje u përball me fishkëllima dhe brohoritje kundër tij nga qytetarët para Kuvendit të Serbisë, sipas raportimeve që kërkojnë konfirmim.

Ironia e gjithë kësaj historie është e thjeshtë: Zurkoliqi humbi dy mandate, por e shpëtoi një edhe me votat e Preshevës. Organizatat fituan projekte në letër, por sipas burimeve ende nuk i kanë marrë paratë.

Në fund, Zurkoliqi e mori karrigen në Beograd, ndërsa në Luginë mbeti pyetja: Kush punoi për kë dhe kush mbeti me gishta në gojë?/LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

PVD dje i fitoi zgjedhjet për KKSH, sot Shaip Kamberi del me një propozim që askush s’e priste: “Të bëhemi të gjithë bashkë për drejtimin e Këshillit”

9 Nëntor, 2026

Presheva.com: MASHTRIMI I MADH I SHQIPRIM MUSLIUT DHE LEVENT QAZIMIT (Foto)

7 Nëntor, 2026

Mbi një kilogram marihuanë gjendet në një shtëpi në Bujanoc, arrestohet 24-vjeçari

6 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

20 Nëntor, 2026

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor, 2026

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor, 2026

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

20 Nëntor, 2026

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026

E premte me vranësira dhe shira në vend!

20 Nëntor, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, Kurti paralajmëron pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë

20 Nëntor, 2026

Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

20 Nëntor, 2026
POLITIKË

Jakup Krasniqi në Kosovë: Vizita humanitare dhe siguria e shtuar

KOSOVË 20 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi, Jakup Krasniqi, u nis nga selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për një…

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

20 Nëntor, 2026

“Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë!

20 Nëntor, 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor, 2026

Veliaj letër Ballukut nga qelia: Po dorëzohem dhe po vij tek ju në ditën e ‘Pranisë Besnike’, aprovoni operacionin tim në Tiranë!

20 Nëntor, 2026

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

20 Nëntor, 2026

E premte me vranësira dhe shira në vend!

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.