Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

ADAD18 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, realisht u bënë më të varfër, pasi me këto para mund të blinin gjithnjë e më pak se fqinjët.

Sipas të dhënave, që Eurostat-i i ka përditësuar për Shqipërinë për vitin 2025, të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë ishin 6,731 euro, ose gati 1100 euro më shumë se një vit më parë, me një rritje prej gati 20%.

Të ardhurat e disponueshme matin sa para u mbeten familjeve pas taksave dhe kontributeve, duke përfshirë përfitimet sociale, ndaj japin një pamje më të drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës sesa PBB-ja për frymë, që mat sa prodhon ekonomia për banor.

Megjithatë, të matura sipas fuqisë blerëse, rritja është më e ngadaltë.  Po sipas Eurostat-it, të ardhurat e disponueshme për frymë ishin 9,592 PPS, me rritje 12.5%. Ky tregues merr parasysh dallimet e çmimeve mes vendeve dhe e bën të krahasueshme sasinë e mallrave dhe shërbimeve që familjet mund të blejnë me të ardhurat e tyre, sipas metodologjisë së Eurostat.

Krahasimi me Serbinë e bën më të dukshëm hendekun. Në vitin 2025, për çdo 100 euro të ardhura të disponueshme në Serbi, në Shqipëri kishte 76 euro, nga 82 euro një vit më parë. Kur llogariten edhe çmimet, për çdo 100 njësi fuqi blerëse në Serbi, Shqipëria kishte vetëm 73, nga 84 një vit më parë. Pra, hendeku në fuqi blerëse u thellua nga 16% në 27%.

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave

Në vitin 2025, të ardhurat e disponueshme në Shqipëri ishin sa 26% e mesatares së BE-së në euro dhe sa 37.5% e saj pasi merren parasysh çmimet. Në këtë matje, Shqipëria renditej e fundit ndër vendet europiane me të dhëna.

Në Serbi, të ardhurat arritën në 34.1% të mesatares së BE-së në euro dhe në 51.3% sipas fuqisë blerëse në vitin 2025. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024.

Krahasuar me mesataren e BE-së të atij viti, të ardhurat në Malin e Zi ishin në 29.4% në euro dhe 46.7% sipas fuqisë blerëse, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin përkatësisht në 20.8% dhe 40.9%. Për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën mungojnë të dhënat e krahasueshme për të dyja vitet.

2024-a, viti më i fundit me të dhëna të krahasueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, shqiptarët kishin 11% më shumë të ardhura në euro se banorët e Maqedonisë së Veriut, por me to mund të blinin 13% më pak. Krahasuar me Malin e Zi, fuqia blerëse e të ardhurave në Shqipëri ishte 24% më e ulët.

Krahasimi me Maqedoninë e Veriut përsëritet edhe te PBB-ja për frymë. Sipas të dhënave të FMN-së të analizuara më herët nga Monitor, Shqipëria e kaloi Maqedoninë e Veriut për PBB-në për frymë në dollarë në vitin 2025, ndërsa Maqedonia e Veriut vijoi të kryesonte kur i njëjti tregues u mat sipas fuqisë blerëse./Monitor

Artikuj të ngjashëm

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

19 Nëntor, 2026

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Përfundon takimi trepalësh mes Trump, Putin dhe Xi Jinping

19 Nëntor, 2026

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

19 Nëntor, 2026

Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!

19 Nëntor, 2026

Kurti takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për Specialen dhe zgjedhjet në Serbi e SHBA

19 Nëntor, 2026

Një vit në krye të Dibrës, Mela: Mbi 23 projekte të realizuara, ujë 24 orë brenda dy viteve

19 Nëntor, 2026

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026

“Hat-trick” i Vinicius Jr, Brazili fiton 7-0 ndaj Singaporit! Ancelotti e ndoqi ndeshjen nga tribunat

19 Nëntor, 2026

Lirohet nga qelia një nga tre të arrestuarit për atentatin e dyshuar në Lezhë!

19 Nëntor, 2026

Vranësira dhe shira, moti i keq nuk e lëshon territorin e vendit!

19 Nëntor, 2026
POLITIKË

“Ministria e Jashtme hap dyert për diplomatët e rinj”, apeli i ministrit Hoxha: Edhe dy ditë kohë për të aplikuar…

SHQIPËRI 19 Nëntor, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u është drejtuar me një mesazh…

Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!

19 Nëntor, 2026

Kurti takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për Specialen dhe zgjedhjet në Serbi e SHBA

19 Nëntor, 2026

Një vit në krye të Dibrës, Mela: Mbi 23 projekte të realizuara, ujë 24 orë brenda dy viteve

19 Nëntor, 2026

ERE përcakton rastet e heqjes së licencave në energji!

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor, 2026

Lirohet nga qelia një nga tre të arrestuarit për atentatin e dyshuar në Lezhë!

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.