Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”…

ADAD9 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kërkesat për investime në dixhitalizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit kanë shkaktuar diskutime gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2027 në komisionin “Xhafaj”.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkoi mbështetje financiare për plotësimin e nevojave të institucionit, duke argumentuar se bëhet fjalë për investime të domosdoshme për zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e shërbimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave argumentoi se kërkesat nuk mund të plotësohen tërësisht, pasi institucioni nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 60% të buxhetit të akorduar gjatë dy viteve të fundit. Në diskutim ndërhyri edhe kryetari i Erion Xhafaj, i cili kërkoi që të rishikohet financimi për mirëmbajtjen e platformave dixhitale.

Pjesë nga biseda:

Kryetarja e AIDSSH: Kemi disa kërkesa që nuk i kemi mbuluar akoma, janë në kufijtë e gjërave të mundshme, gjëra të thjeshta, nuk po kërkojmë gjëra luksoze, po kërkojmë të zbatojmë ligjin, të zvogëlojmë risqet, që të bëjmë një shërbim më të mirë të punës sonë. Ne kemi renditur edhe prioritizimin e investimeve sipas nevojave. Këtu kemi zbatimin e ligjit, eliminimin e riskut dhe përmirësimin e shërbimit. I kemi ndarë më nivele prioritizimi. Këto të treja janë niveli i parë i prioritizimit, që kanë kërkesa ligjore të panegociueshme dhe ku risku është i lartë nëse nuk e marrim financimin.

Xhafaj: Jam i interesuar të mbështes logjikën e relatorit, që është e përputhur edhe me kërkesat e parashikuara nga institucioni, sidomos ato që janë pak delikate, siç është dixhitalizimi i dokumenteve arkivore, arkiva dixhitale, mirëmbajtja e saj, sepse është edhe platforma e edukimit. Në total janë 16 mijë, por të paktën 9 mijë që lidhen me pjesën e mirëmbajtjes së shërbimeve dixhitale, që nëse nuk mirëmbahen kanë edhe risk të mbetjes mbrapa me teknologjinë, me kohën, por edhe të degradimit, fizik mbase jo, por nga pikëpamja e ndërhyrjeve?

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: Referuar kërkesave nga Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, në dokumentin afatmesëm buxhetor është vlerësuar që fondi i nevojshëm dhe i domosdoshëm i institucionit është i parashikuar në buxhetin e vitit 2027. Sigurisht që kërkesat nuk mund të plotësohen në nivelin e kërkuar të institucionit për disa arsye dhe ajo më e rëndësishmja është realizimi faktik i fondeve buxhetore të akorduara për këto institucione për dy vite rresht. Është vërejtur që institucioni nuk ka mundur të asimilojë fondet e akorduara, sidomos në shpenzimet operative. Gjithashtu, në investimet e vitit 2026, që ishte projekt madhor, që shpresojmë të realizohet plotësisht dhe do të mbetet më pas vetëm popullimi i të dhënave dhe çështjet e mirëmbajtjes së sistemit.

Duke vlerësuar buxhetin e akorduar dhe të asimiluar dy vite më parë, do të vlerësonim dhe do të ftonim institucionin që të shohë mundësinë e realizimit të këtyre fondeve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në kohën e caktuar, sepse këto krijojnë pastaj edhe këto diskutime të cilat vijnë në këtë tavolinë, duke parë realizimin faktik dhe duke parë planifikimin e fondeve, gjendemi përballë faktit që realizimi nuk është i duhuri. Dhe gjatë vitit 2026, disa nga kërkesat e paraqitura nga institucioni mund të ishin realizuar edhe brenda fondit të akorduar për këtë vit, sepse po të shohim shpenzimet 2025 dhe 2026, nuk tejkalojnë masën 60% të realizimit të tyre dhe mund të ishin bërë rialokime gjatë vitit me qëllim dhënien e prioriteteve të këtyre kërkesave.

Do të doja të sqaroja për shpenzimet e kërkuara për sigurinë kibernetike. Do të doja të informoja që shpenzimet në këtë fushë tashmë janë shtrirë në një plan më të gjerë dhe janë në nivel të të gjitha institucioneve publike buxhetore. Nëpërmjet ligjit të ri, po miratohen CSIRT-et sektoriale dhe këto do të krijohen në institucionin përkatës që është caktuar për mbrojtjen kibernetike dhe prezumohet që me miratimin e ligjit kjo çështje të ndiqet dhe monitorohet. Ne vlerësojmë që të ecet me këtë planifikim.

Xhafaj: Dakord për këto rialokimet, por problemi është që së paku për platformat dixhitale, mund ta rikonsiderojmë të paktën atë. Më fal, po nuk e kam dëgjuar ndonjëherë zonjën Çausholli për diçka që të jetë aq kritike për sa i përket çështjes së realizimit, duhet ta them këtë.

Kryetarja e AIDSSH: Më fal një sekondë.

Xhafaj: Një sekondë, edhe kur hyn aty tek ju, hyn me leje apo jo? Edhe këtu është me leje, kudo. Të lutem. Me pak fjalë, po, buxhet po, rekomandime po, infrastrukturë po, mbështetje po, ngelet vetëm që ju të dëshmoni që të gjitha këto i justifikoni me punën tuaj.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e…

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.