Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Lista e Bashkuar Arabe do të mbështesë një qeveri të drejtuar nga Eisenkot në Izrael pa marrëveshje koalicioni

ADAD8 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am), një parti politike në Izrael e drejtuar nga Mansour Abbas, synon të mbështesë një qeveri të mundshme që do të formohet nga lideri i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, edhe pa një marrëveshje koalicioni, transmeton Anadolu.

Partia jonë, e cila ka tetë anëtarë në Knesset, do të mbështesë një qeveri të Gadi Eisenkot edhe nëse nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje koalicioni”, citoi gazeta izraelite Haaretz një burim nga partia.

Partia nuk komentoi menjëherë raportimin, i cili erdhi një ditë pasi presidenti izraelit, Isaac Herzog, e ngarkoi Eisenkotit me detyrën për formimin e një qeverie të re.

Sipas raportit, kjo lëvizje synon të shmangë rrezikun që blloku i Eisenkotit të varet nga mbështetja e partisë ultra-ortodokse Judaizmi i Bashkuar i Torës.

Nga ana tjetër, shkruan gazeta, Lista e Përbashkët, një tjetër parti arabe në Izrael e drejtuar nga Yousef Jabareen, “nuk do të votojë në favor të një qeverie të drejtuar nga Eisenkot pa një marrëveshje, por nuk do të punojë për rrëzimin e saj”

Dy partitë arabe fituan gjithsej 19 vende në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, ku tetë vende i takuan Listës së Bashkuar Arabe dhe 11 Listës së Përbashkët.

Mansour Abbas më herët ka deklaruar se Lista e Bashkuar Arabe do të “veprojë në përputhje me vullnetin e publikut arab, i cili është ndryshimi i qeverisë së Benjamin Netanyahut”.

Partitë që kundërshtojnë Netanyahun fituan 67 vende në zgjedhje, ndërsa partitë që e mbështesin atë fituan 53 vende.

Shumica e liderëve të partive opozitare izraelite kundërshtojnë formimin e një qeverie që do të mbështetej te partitë arabe. Këto parti opozitare kanë gjithsej 48 vende, më pak se 61 vendet e nevojshme për të siguruar shumicën

Artikuj të ngjashëm

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

SHBA-të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, por i lejojnë Hungarisë të blejë naftë ruse

18 Nëntor, 2026

NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë. Pasi qëndruan disa…

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.