Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Zërat më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person pranë Shtëpisë së Bardhë

ADAD7 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka arrestuar një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili dyshohet se kishte kërcënuar se do ta vriste presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), oficerët e vunë re të dyshuarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një veture të parkuar në Constitution Avenue, në Washington.

Kur oficerët iu afruan, ai dyshohet se u kishte thënë se kishte “dëgjuar zëra në kokë” që i thoshin ta vriste Trumpin.

Autoritetet më pas konstatuan se automjeti ishte raportuar si i vjedhur, ndërsa i dyshuari pranoi se kishte armë brenda tij.

“Pas kontrollit të automjetit, oficerët gjetën tri armë të ndryshme zjarri, përfshirë një pushkë, si dhe dhjetëra fishekë municioni. Më pas, i dyshuari u arrestua”, thuhet në deklaratën e DHS-së.

I arrestuari është identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas i Venezuelës.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Chrinos është akuzuar për disa vepra penale, përfshirë posedimin e armëve të rrezikshme dhe vjedhjen.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e Shërbimit të Marshalëve të SHBA-së.

DHS pretendon gjithashtu se Chrinos kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024.

Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet amerikane kanë raportuar një numër të rasteve të kërcënimeve ndaj Trumpit pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025.

Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, tha se incidenti pasqyron nivelin e lartë të kërcënimeve me të cilat përballen autoritetet përgjegjëse për sigurinë e presidentit.

Ky incident pasqyron mjedisin e shtuar të kërcënimeve në të cilin operojmë, si dhe numrin e vazhdueshëm të individëve të armatosur që tërhiqen drejt kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi Curran.

Ai shtoi se personeli i Shërbimit Sekret është i trajnuar për t’iu përgjigjur situatave të tilla, por autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e rasteve që përfshijnë kërcënime. (Insajderi)

Artikuj të ngjashëm

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

SHBA-të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, por i lejojnë Hungarisë të blejë naftë ruse

18 Nëntor, 2026

NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë. Pasi qëndruan disa…

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.