Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Rama: Marrin fund kontrollet e befasishme ndaj bizneseve!

ADAD7 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm do të pajisen me kamera inteligjente, të vendosura në trup dhe të lidhura drejtpërdrejt me qendrën, ndërsa të gjitha veprimet gjatë inspektimeve do të regjistrohen në kohë reale.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, ku u prezantua qasja e re ndaj kontrolleve në biznese.

Të gjithë inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm, së shpejti do të vishen me uniformë civile, me kostum, kravatë. Të gjithë do të kenë kamerën inteligjente  të vendosur si stemë në trup që do të jetë e lidhur me qendrën dhe të gjitha veprimet do të jenë të regjistruara në kohë reale dhe kështu do të mund të inspektohet nga zyra e etikës e kryeinspektorit edhe edukata. Kamerat do të jenë bashkë me inspektorin gjatë gjithë orarit të punës.

Kryeministri deklaroi se qëllimi i reformës është kalimi nga kontrollet ndëshkuese te parandalimi dhe këshillimi i sipërmarrjeve, në mënyrë që të përmbushin standardet e kërkuara për t’u përballur me konkurrencën në tregun e Bashkimit Evropian.

Sipas kryeministrit, inspektimet nuk duhet të synojnë kapjen në gabim të bizneseve dhe vendosjen e gjobave, por t’i ndihmojnë të përmirësojnë vazhdimisht standardet e të përgatiten për tregun europian.

Rama shtoi se kontrollet e befasishme duhet të marrin fund, ndërsa parandalimi duhet të shoqërohet me paralajmërimin dhe orientimin e subjekteve.

Nuk është qëllimi ynë të kapim në gabim biznesin, të ngremë kurthe që biznesi të kapet i papërgatitur dhe t’i vëmë gjobë, por të përmirësojë në vijimësi pozicionin e tij në raport me ato standarde që duhet të përmbushë dhe parandalimi duhet të jetë i shoqëruar si qasje me paralajmërimin.

Duhet të marrin fund kontrollet e befasishme, sikur po shkohet në një shpellë për të kapur një grup kriminal. Territoret ku operon sipërmarrja janë territoret ku rritet ekonomia  e përbashkët.

 

Artikuj të ngjashëm

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

7 Nëntor, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

7 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, Portugalia me mesazh emocionues për Ronaldon!

7 Nëntor, 2026

Rama: Marrin fund kontrollet e befasishme ndaj bizneseve!

7 Nëntor, 2026

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

7 Nëntor, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

7 Nëntor, 2026

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

7 Nëntor, 2026

Bujqësia në vështirësi/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

7 Nëntor, 2026

Mickoski: Alta Bank është në gjendje të shkëlqyer, po përpiqemi të gjejmë blerës

7 Nëntor, 2026

Juventus feston në Holandë, 3 pikë në Europa League

7 Nëntor, 2026

Kushtetuesja “blindon” sigurinë/ Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

7 Nëntor, 2026
POLITIKË

Rama: Marrin fund kontrollet e befasishme ndaj bizneseve!

SHQIPËRI 7 Nëntor, 2026

Inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm do të pajisen me kamera inteligjente, të vendosura në trup…

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

7 Nëntor, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

7 Nëntor, 2026

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

7 Nëntor, 2026

Bujqësia në vështirësi/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

7 Nëntor, 2026

Mickoski: Alta Bank është në gjendje të shkëlqyer, po përpiqemi të gjejmë blerës

7 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.