Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, Meta reagon nga burgu: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit

ADAD6 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përfitimet nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian.

Meta pretendon se vendi nuk po përmbush reformat e kërkuara dhe akuzon qeverinë e Edi Ramës për korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë rezultatesh në procesin e integrimit europian.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.

Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.

Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.

Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës.

Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!

Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin.

Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar.

Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.

Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës.

Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi.

Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro.

Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

6 Nëntor, 2026

“E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali lihen në qeli! “Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks”!

6 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

6 Nëntor, 2026

Goditje grupit kriminal nga Kumanova! “Shtuka” dhe një i dyshuar tjetër përfundojnë në paraburgim 30-ditor

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

6 Nëntor, 2026

Tashima do të garojë me Infantinon për president të FIFA-s

6 Nëntor, 2026

Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën

6 Nëntor, 2026

“E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali lihen në qeli! “Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks”!

6 Nëntor, 2026

Ministria hap konkursin për bursa studentore, mbështetja arrin deri në 18.000 denarë në muaj!

6 Nëntor, 2026

PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër akteve normative të qeverisë, thërret në komision Skënder Hitën

6 Nëntor, 2026

OSBE ofron ndihmë për dialogun Shkup–Sofje, Kasisi: Është koha të kapërcehen mosmarrëveshjet!

6 Nëntor, 2026

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, Meta reagon nga burgu: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit

6 Nëntor, 2026
POLITIKË

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

SHQIPËRI 6 Nëntor, 2026

Tre kandidatë me origjinë shqiptare kanë dalë fitues në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit…

Goditje grupit kriminal nga Kumanova! “Shtuka” dhe një i dyshuar tjetër përfundojnë në paraburgim 30-ditor

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

6 Nëntor, 2026

“E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali lihen në qeli! “Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks”!

6 Nëntor, 2026

Ministria hap konkursin për bursa studentore, mbështetja arrin deri në 18.000 denarë në muaj!

6 Nëntor, 2026

PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër akteve normative të qeverisë, thërret në komision Skënder Hitën

6 Nëntor, 2026

OSBE ofron ndihmë për dialogun Shkup–Sofje, Kasisi: Është koha të kapërcehen mosmarrëveshjet!

6 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.