Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Dita e 23-të e protestës! Studentët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

ADAD4 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas disa orësh protestë dhe marshimesh nëpër universitetet e Tiranës, studentët janë zhvendosur  përpara Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme nisi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar më pas drejt Fakultetit Ekonomik dhe Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë qëndruan për disa orë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke u bërë thirrje studentëve të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes së tyre.

Gjatë marshimit, studentët kanë mbajtur pankarta dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor si formë kundërshtimi ndaj situatës politike në vend.

Përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesve iu bashkuan edhe studentë nga fakultete të tjera, përfshirë Mjekësinë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në një moment, të rinjtë kënduan së bashku himnin kombëtar, përpara se të vijonin protestën.

Tashmë protesta është zhvendosur përpara godinës së qeverisë, ku studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pritet që gjatë orëve në vijim tubimit t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë, në mbështetje të kërkesave të të rinjve.

LEXO EDHE: Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por korrupsioni mbetet sfidë! Ballukut s’iu hoq imuniteti? Shqetësim për balancën mes pushteteve! Dialog konstruktiv për protestat

Ndërkohë, studentët vijojnë të refuzojnë ofertat e përsëritura të kryeministrit për dialog. Edhe mëngjesin e sotëm, Rama përsëriti ftesën për bisedime, por protestuesit këmbëngulin se dorëheqja e tij mbetet kërkesa kryesore dhe e panegociueshme.

Protestat studentore kanë vijuar prej disa javësh në kryeqytet, të shoqëruara me bojkot të mësimit, marshime në fakultete dhe tubime përpara institucioneve shtetërore. Studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Artikuj të ngjashëm

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i…

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.