Si çdo mëngjes, edhe sot, kryeministri Edi Rama fton sërish në bisedime protestuesit. Para godinës së Kryeministrisë, qëndron sofra e gurtë dhe mbi të, disa letra me mbishkrimin: DIALOG.
Rama thekson se duhen dëgjuar shqetësimet konkrete që mund të kenë studentë e qytetarë, duke i ndarë nga aktet e dhunës.
Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë që synon ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin.

