Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën guvernatori Trajko Slaveski do të flasë për zhvillimet aktuale në sektorin bankar dhe aktivitetet mbikëqyrëse të bankës qendrore.
Konferenca vjen në një periudhë kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar te zhvillimet lidhur me “Alta Bankën”, pas informacioneve për revokimin e licencës së saj për punë në Serbi dhe pyetjeve mbi pasojat e mundshme për sektorin bankar në Maqedoninë e Veriut.
Pritet që guvernatori Slaveski të flasë për gjendjen aktuale, stabilitetin e sistemit bankar dhe masat që po ndërmerr Banka Popullore në kuadër të kompetencave të saj.
Konferenca për shtyp është caktuar për sot, më 1 nëntor, në orën 17:00

