Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

ADAD1 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Hoxha Drilon Gashi, i cili ka studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane, ka rrëfyer përmes një shkrimi prekës rrugëtimin e tij nga angazhimi fetar dhe institucional në Kosovë deri te puna fizike në ndërtimtari në Gjermani, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Pas rreth 60 aplikimeve për punë dhe përvojave të njëpasnjëshme të zhgënjimit, ai thotë se u detyrua të marrë rrugën e mërgimit për të siguruar jetesën e familjes.

Një rrëfim ndryshe nga realiteti i mërgimit vjen nga Gjermania, ku hoxha Drilon Gashi ka ndarë përvojën e tij personale, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje për mundësitë e punësimit, vlerësimin e meritës dhe perspektivën e të rinjve e profesionistëve në Kosovë.

Në shkrimin e publikuar më 1 nëntor 2026, Gashi tregon se ka kaluar rreth 25 vjet duke studiuar teologji, filozofi dhe shkenca humane. Ai ka shërbyer si imam, ka punuar si këshilltar i Kryekuvendarit dhe ka vazhduar studimet në psikoterapi.

Megjithatë, sot, në moshën 39-vjeçare, ai gjendet në një kantier ndërtimi në Gjermani, ku punon duke vendosur pllaka, bartur kova dhe kryer punë fizike.

“Jo sepse më vjen turp nga kjo punë. Përkundrazi! Puna nuk e poshtëron njeriun. Por njeriun mund ta dërrmojë një jetë e tërë përpjekjesh pa siguri dhe pa asnjë perspektivë”, shkruan Gashi.

Ai rrëfen se në Kosovë ka aplikuar në rreth 60 vende pune, duke trokitur në dyert e institucioneve, kompanive dhe njerëzve me ndikim. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është përballur me refuzime, premtime të pambajtura dhe zhgënjime të vazhdueshme.

Gashi thotë se ka punuar edhe për paga prej 500 deri në 600 euro, në kushte ku, siç thekson, ndonjëherë mungonin edhe kushtet elementare për punëtorët.

Ai nuk ia atribuon të gjitha dështimet padrejtësive apo të tjerëve, duke pranuar se edhe vendimet e tij kanë pasur ndikimin e vet. Por, sipas tij, kjo nuk e ndryshon pyetjen thelbësore: a duhet një qytetar të mbetet pa perspektivë në vendin e tij, pavarësisht përpjekjeve dhe përgatitjes profesionale?

Me katër fëmijë, detyrime bankare dhe përgjegjësi familjare, ai thotë se erdhi një moment kur nuk mund të priste më dhe vendosi të emigronte në Gjermani.

Rrëfimi i tij shkon përtej përvojës personale. Gashi vë në pah gjendjen e punëtorëve pa sigurime, të diplomuarve që nuk arrijnë të gjejnë punë, prindërve që përballen me vështirësi ekonomike dhe familjeve që detyrohen të jetojnë të ndara për shkak të mërgimit.

Ai u drejton pyetje institucioneve dhe qeverive të Kosovës për përgjegjësinë ndaj qytetarëve, funksionimin e institucioneve, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mundësitë reale për punësim.

“Nuk kërkoj që shteti të më japë punë pa meritë. Nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj që puna të vlejë, merita të ketë kuptim dhe qytetari të mos ketë nevojë për ndërmjetës politik për t’u dëgjuar”, thekson ai.

Në fund të shkrimit, Gashi shprehet se, pavarësisht përvojave të tij, ende e do Kosovën dhe dëshiron të besojë në të. Por, sipas tij, dashuria për atdheun nuk duhet të pengojë qytetarët që të flasin për problemet që i detyrojnë të largohen.

“Sepse atdheu nuk është vetëm vendi për të cilin jemi të gatshëm të sakrifikojmë. Atdheu duhet të jetë edhe vendi ku kemi mundësi të jetojmë, të punojmë dhe t’i rrisim fëmijët me dinjitet”, përfundon rrëfimin e tij hoxha Drilon Gashi. (INA)

Artikuj të ngjashëm

Tragjedi në Gjilan! Babai dyshohet se vrau djalin dhe nipin foshnjë, arrestohet

1 Nëntor, 2026

Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

1 Nëntor, 2026

Geci zbulon prapaskenat: Pse po kërkohet largimi i dy ministrave?

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Bërvenica mbylli votimin, kush do ta marrë drejtimin e komunës?

1 Nëntor, 2026

Mali i Zi/Bënë simbolin e shqiponjës, 4 gjimnazistë nga Durrësi kaluan natën në rajon!

1 Nëntor, 2026

Buxheti 2027/ Përfitojnë edhe bashkitë që shkrihen!

1 Nëntor, 2026

Alarm në sektorin bankar? Banka Popullore thërret konferencë të jashtëzakonshme për Alta Bankën

1 Nëntor, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar!

1 Nëntor, 2026

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!

1 Nëntor, 2026

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

1 Nëntor, 2026

Tragjedi në Gjilan! Babai dyshohet se vrau djalin dhe nipin foshnjë, arrestohet

1 Nëntor, 2026

Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Bërvenica mbylli votimin, kush do ta marrë drejtimin e komunës?

MAQEDONI E VERIUT 1 Nëntor, 2026

Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i…

Mali i Zi/Bënë simbolin e shqiponjës, 4 gjimnazistë nga Durrësi kaluan natën në rajon!

1 Nëntor, 2026

Buxheti 2027/ Përfitojnë edhe bashkitë që shkrihen!

1 Nëntor, 2026

Alarm në sektorin bankar? Banka Popullore thërret konferencë të jashtëzakonshme për Alta Bankën

1 Nëntor, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar!

1 Nëntor, 2026

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.