Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

ADAD29 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave do të vazhdojë sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata kanë kërkuar llogaridhënie institucionale, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t’i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë thirrje për organizim dhe solidarizim kombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë së grave dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, përfundon njoftimi.

Vazhdimi i protestës vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

Zekaj, para se të vritej, kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj.

Artikuj të ngjashëm

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Harry Kane, shpëtimtari i imazhit të futbollit anglez? Topi i Artë në kohën e krizës së Manchester Cityt

29 Tetor, 2026

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Ukraina nisi dronë drejt Moskës, Rusia sulmoi Harkivin

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026

Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor,…

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.