Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

ADAD29 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Posaçme ka refuzuar që të zhvillohet seanca e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pa avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, pavarësisht vendimit të Apelit Administrativ, avokatët nuk pranuan të merrnin pjesë në proces. Sipas tyre, ata nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Sipas Anila Hoxhës, Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për Metën dhe Kryemadhin për në 5 nëntor. Po ashtu Gjykata caktoi edhe avokat kryesisht për seancën e radhës.

Ilir Meta është shprehur se “fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë”.

“Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur kryesor. Profesioni i avokatit varet thelbësisht nga DHKA-ja. Nuk është çështje mungese vullneti, por avokati im nuk mund të rrezikojë licencën. Duhej të ishte zgjidhur më herët ngërçi, pas gati 600 proceseve gjyqësore të bllokuara. Kërkojmë që, për shkaqe dhe arsye objektive, të mbrohem vetë. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka pranuar raste të tilla”, ka thënë Ilir Meta.

“Mendoj se bojkoti është shpërdorim i profesionit të avokatit. Kërkoj të vazhdojmë seancën, sikundër ramë dakord radhën e kaluar”, ka thënë Monika Kryemadhi.

Ndërkohë Arben Kraja është shprehur:

“Mungesa e njërit prokuror nuk është arsye për shkelje. Akuzat janë shumë të rënda dhe kërkojnë praninë e një avokati”.

Kryemadhi i është përgjigjur duke i thënë se “kanë bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet”.

“Nuk u dhimbsen më shumë se neve akuzat tona prokurorëve. Ju keni bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet. Kjo që thotë prokurori është hipokrizi”, ka thënë Monika.

“Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova tërmetin. Ndaj meje s’ka asnjë akuzë, se po të kishte, do e kishit mbushur me kamera këtu. Po keni marrë kallëzimin e Romeo Karajt për bazë dhe shqetësohesh ti për mbrojtjen? Kërkoj të vazhdojë seanca, të merret parasysh vendimi i kaluar. Tashmë, Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim nëse seanca do të vazhdojë pa avokatët apo jo?”, ka vijuar më pas Ilir Meta.

Artikuj të ngjashëm

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Harry Kane, shpëtimtari i imazhit të futbollit anglez? Topi i Artë në kohën e krizës së Manchester Cityt

29 Tetor, 2026

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

29 Tetor, 2026

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Ukraina nisi dronë drejt Moskës, Rusia sulmoi Harkivin

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026

Fund dilemave për vinjetat tek “Patarinat”: Shoferët mund të paguajnë autostradën për çdo kilometër!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor,…

‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!

29 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29 Tetor, 2026

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët…

29 Tetor, 2026

“Shteti duhet të japë llogari” – Sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

29 Tetor, 2026

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.