Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

​Driton Kuka kërkon themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit

ADAD21 Tetor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit, me qëllim që të përcaktohen prioritetet dhe të hartohet një strategji e qartë për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka ngritur shqetësimin për mungesën e rezultateve në sportin kosovar, duke vlerësuar se kjo po krijon situata shqetësuese për gjeneratat e reja në disiplina të ndryshme sportive.

Ai ka kritikuar edhe praktikën e natyralizimit të sportistëve, duke përmendur se po natyralizohen edhe fëmijë dhe se kjo, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në strategji të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit apo të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Kuka ka theksuar se natyralizimet mund të jenë të arsyeshme në raste të caktuara, por vetëm nëse bëhen mbi kritere të qarta dhe kur sportistët paraqesin përforcim të nivelit të një ekipi.“E kuptoj që ka dhe do ketë natyralizime dhe kjo do duhej të jetë me kritere shumë të qarta por nëse një sport ka nivel e të shihet si përforcim i ekipit, jemi në rregull por jo ndryshe!”, ka shkruar Kuka.

Trajneri i xhudos ka përmendur sukseset e sportistëve kosovarë si dëshmi se vendi ka potencial për të prodhuar kampionë edhe përmes zhvillimit të talenteve vendore.

Ai ka veçuar Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Donjeta Sadikun dhe Akil Gjakovën, duke theksuar se sportistët kosovarë kanë dëshmuar se mund të arrijnë rezultate të mëdha në arenën ndërkombëtare.

“Koha të kemi Keshillin Kombëtar të Sportit e të shohim çka është prioritet dhe të kemi steategji të qartë!

Kosova din dhe mundet të ndërtoj medalje të Arta Evropiane Botërore e Olimpike!”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Kuka ka rikujtuar edhe tri medaljet e arta olimpike të Kosovës, të fituara nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, duke theksuar se ato janë rezultat i punës me sportistet e lindura dhe të rritura në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

Gjendja e Juventusit, trajneri rrezikon shkarkimin!

29 Tetor, 2026

Harry Kane, shpëtimtari i imazhit të futbollit anglez? Topi i Artë në kohën e krizës së Manchester Cityt

29 Tetor, 2026

Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Dublini me mesazh për BE-në: Qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit, pa pritur anëtarësimin!

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi konsultimet për të përcaktuar datën e vendoreve 2027. Në…

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.