Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Berisha: Do bëjmë të pamundurët që protestat të jenë masive!

ADAD20 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë për të diskutuar situatën e krijuar nga protestat.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi pjesëmarrjen e pedagogëve në protestën e kësaj të marte, duke e cilësuar qëndrimin e tyre si një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti strategjia e terrorit të qeverisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se sipas tij po përdor dhunën policore për të frenuar protestën.

“Dua të falenderoj shumë përzemërsisht, të shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata demokrate e demokratë dhe mbështetës tanë, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë revoltë historike të rinisë studentore dhe gjimnazistëve të Tiranës. Edi Rama nxori fytyrën e vërtetë, por u garantoj se vetëm njërën prej fytyrave të tij më të shëmtuar se shpirti i tij katran dhe i zi është me kate të pafundme. Shqiptarët do të marrin vesh, do të mësojnë se cili është karakteri i vërtetë i këtij bastardi të xhelatëve të diktaturës. Dita e sotme ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë revoltë. Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë pedagoget dhe pedagogët e universiteteve, të cilët në mënyrën më të vendosur i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare strategjisë së terrorit të kuq që ai shpalosi dje gjatë ditës me akte që Tirana i kishte parë ndonjëherë. Edi Rama dje gjatë ditës, me mercenarë të blerë 2500 euro, që dëshmuan se janë të gatshëm të shesin shpirt, nder, dinjitet dhe çdo gjë për pesë lekë, u vërsul ndaj të rinjve, ndaj qytetarëve me një egërsi të paparë. Ai mendoi se me atë dhunë të egër sot Tiranën do ta kishte të qetë. Ai beson verbërisht tek dhuna. Ai mbrëmë shpalosi një egërsi të paparë. Nxori dhëmbët duke besuar se mund të mposhtë një rini. Por sheshi plot i pedagogëve dhe studentëve sot ishte përgjigja më dinjitoze e këtyre grave dhe burrave fisnikë, intelektualë të vërtetë, që hoqën mënjanë mantelin e konformizmit dhe dolën në shesh të mejdanit me studentët e tyre. Nuk ka asgjë që dallon intelektualin e vërtetë nga pseudointelektuali. Intelektuali i vërtetë beson dhe është një avokat i pamposhtur i interesit publik. Pseudointelektuali është në mizantrop meskin që beson se profesioni i tij është gjithçka dhe harron se me profesionin është thjesht një zanatçi. Ndaj dhe sot pedagogët e universiteteve dëshmuan veten intelektualë të vërtetë. Në një moment kritik të revoltës studentore i dhanë përgjigjen më të merituar një dëshmi që dëshmon se për lëkurën e tij, për paratë e tij është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

29 Tetor, 2026

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Adrian Gaxha dhe bashkëshortja e tij tërheqin vëmendjen me paraqitjen elegante

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

29 Tetor, 2026

Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

29 Tetor, 2026

Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

29 Tetor, 2026

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Ditën e sotme u mbajt seanca e radhës parlamentare, ndërkohë para institucionit ishin mbledhur protestuesit.…

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

29 Tetor, 2026

Debatet brenda Grupit të PS pas izolimit të Veliajt në Fier, Balla: Kam kërkuar verifikim të rastit…

29 Tetor, 2026

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

29 Tetor, 2026

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.