Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Krenar Lloga ngre alarmin: Po rikthehet modeli i vjetër i shërbimeve sekrete, Qeveria po ndjek shembullin e Serbisë

ADAD19 Tetor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një reformë të rrezikshme në sektorin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar Qeverinë se po përgatit në mënyrë jotransparente bashkimin e të gjitha shërbimeve të inteligjencës në një institucion të vetëm informon Tetovasot.

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një reformë të rrezikshme dhe jotransparente të sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi publik, ai pretendon se Qeveria po përgatit, larg syrit të opinionit, bashkimin e të gjitha shërbimeve të inteligjencës në një drejtori të vetme, duke marrë si model organizimin në Serbi.
Lloga thekson se, sipas emisionit investigativ KOD, në hartimin e projektligjit kanë marrë pjesë një ish-ministër i Punëve të Brendshme i dënuar, si dhe dy ish-drejtorë të shërbimeve të sigurisë.
Ai paralajmëron se rikthimi i kompetencave policore për shërbimet e inteligjencës, si ndjekja dhe arrestimi, do të përbënte një hap prapa dhe një rrezik për demokracinë, duke kujtuar keqpërdorimet që, sipas tij, ndodhën gjatë qeverisjes së kaluar.
Sipas Llogës, ekziston rreziku që, nën petkun e reformave, të rikthehet një model i ngjashëm me ish-UBK-në, të cilën ai e përshkruan si simbol të përgjimeve masive, ndjekjeve politike dhe montimit të rasteve kundër kundërshtarëve politikë.
Ai shpreh shqetësim edhe për mundësinë që institucionet e reja të drejtohen nga persona pa përvojë profesionale në fushën e sigurisë, duke ngritur dilema nëse synimi është reformimi institucional apo vendosja e kontrollit partiak mbi shërbimet e sigurisë.
Në fund, Lloga thekson se një reformë e vërtetë duhet të garantojë më shumë kontroll demokratik, mbikëqyrje parlamentare, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa shtron pyetjen nëse, në rast të organizimit sipas modelit serb, këto institucione do t’u shërbejnë qytetarëve dhe shtetit apo interesave partiake.Tetovasot

Postimi i plotë:

Në mënyrën më jotransparente të mundshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit, prapa perdeve dhe larg syrit të publikut, një nga reformat më të mëdha në organet e sigurisë së vendit: bashkimin e të gjitha shërbimeve të inteligjencës (sekrete) në një drejtori të vetme, duke marrë si model Serbinë.

Sipas emisionit investigativ KOD, në hartimin e këtij projektligji kanë marrë pjesë edhe një ish-ministër i Punëve të Brendshme, i dënuar, si dhe dy ish-drejtorë të shërbimeve të sigurisë.

Kompetencat policore të shërbimeve të inteligjencës, përfshirë autorizimet për ndjekje dhe arrestim, ishin kufizuar pikërisht për shkak të keqpërdorimeve të së kaluarës, të cilat kulmuan gjatë qeverisjes së Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Rikthimi i këtyre autorizimeve do të përbënte një kthim të rrezikshëm pas dhe do të dëshmonte sëmundjen e pashëruar të këtij subjekti politik: dëshirën për kontroll të plotë mbi aparatin shtetëror.

Konsolidimi i kuadrove partiakë të VMRO-së nuk nënkupton edhe konsolidimin e shtetit, opozita shqiptare dhe maqedonase duhet të lëshojnë alarmojnë në nivelet më të larta të mundshme.

Një tjetër element shqetësues është mundësia që këto institucione të drejtohen nga persona të jashtëm, pa përvojë profesionale brenda tyre. Kjo ngre dyshime serioze nëse qëllimi i vërtetë është reformimi institucional apo vendosja e kontrollit partiak mbi shërbimet e sigurisë (Shembull konkret është Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve-ku për drejtorë u vendos jo profesionist por një ushtar partiak, drejtues i Institutit Patriotik të VMRO-së).

Nën petkun e reformave, po krijohet përshtypja se synohet rikthimi i UBK-së famëkeqe, e cila u bë simbol i keqpërdorimit të pushtetit, i montimit të rasteve kundër shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe i përgjimeve masive të qytetarëve që nuk mendonin si partia-shtet.

Të gjithëve na rikthehen në kujtesë skenat e përgjimeve masive, të ndjekjeve politike dhe të instrumentalizimit të institucioneve të sigurisë kundër kundërshtarëve politikë.

Reforma e shërbimeve të inteligjencës duhet të nënkuptojë më shumë kontroll demokratik, mbikëqyrje parlamentare, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionale, e jo përqendrim të pushtetit dhe rikthim të praktikave të së kaluarës.

Nëse shërbimet e inteligjencës organizohen sipas modelit të Vuçiqit, atëherë pyetja është e pashmangshme: kujt do t’i shërbejnë këto institucione, shtetit dhe qytetarëve, apo partisë dhe kryetarit të saj?

Artikuj të ngjashëm

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Ngërçi politik në Izrael/ Katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet, pasi koalicioni i tij dështoi të merrte shumicën qeverisëse

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Në mes të përplasjeve të forta e flakadanëve ndërmjet maxhorancës e opozitës, Kuvendi miratoi me…

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.