Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Arbana Osmani thirrje Ramës: Mjaft, respekto popullin tënd. Askush nuk e meriton këtë !

ADAD17 Tetor, 2026 SHOWBIZ
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Moderatorja dhe autorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me protestat në Shqipëri, duke dënuar dhunën dhe duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë qytetarët. Pas disa ditësh në heshtje, Osmani ka ndarë reflektimin e saj për situatën në vend, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk duhen trajtuar si një spektakël për komente në rrjetet sociale, por duhen kuptuar përpara se të jepet një reagim.

Si nënë e tre fëmijëve, ajo shprehet se e dhemb të shohë të rinjtë pa shpresë, disa prej tyre në moshën e djalit të saj, të përballen me dhunën gjatë protestave. Po ashtu, ajo shpreh keqardhjen për dëmtimin dhe djegien e Tiranës, duke kujtuar se kryeqyteti është përballur me situata të tilla disa herë gjatë 30 viteve të fundit.

Osmani thekson se nuk e ka besuar dhe nuk e beson dhunën si zgjidhje, duke e kundërshtuar atë si nga ana e policisë, ashtu edhe nga protestuesit që dëmtojnë institucionet dhe bizneset. Në reagimin e saj, ajo kritikon gjithashtu personat që sipas saj justifikojnë dhunën përmes statuseve populiste në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh; sepse mendoj se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani i shtëpisë, as një mundësi për t’u shfaqur populiste me statuse për më shumë likes në instagram.

Duhet kuptuar, për të reaguar. Si një nënë e 3 fëmijëve, më dhemb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime, ashtu siç më dhemb të shoh Tiranën të digjet për të disatën herë në këto 30 vite.

Unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se dhuna është zgjidhja. Këtë e mendoj qoftë për ata policët që tentojnë të shpërndajnë turmat me shkopinj gome, qoftë për ata që shkatërrojnë institucione e biznese që iu përkasin të gjithëve, qoftë dhe për plot miq e mikesha të instagramit që me statuset e tyre populiste justifikojnë dhunën.

Por si qytetare e këtij vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi, sot më shumë se kurrë ndjej t’i them me zë të lartë kryeministrit “Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje”. Askush nuk e meriton këtë. /shekulli

Artikuj të ngjashëm

“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari (VIDEO)

31 Tetor, 2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

31 Tetor, 2026

Nisi BBVK 5, Ja kush janë 7 banorët e parë (VIDEO)

31 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

31 Tetor, 2026

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

31 Tetor, 2026

‘Maxxing’ shpallet fjala e vitit 2026

31 Tetor, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

31 Tetor, 2026

“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari (VIDEO)

31 Tetor, 2026

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

31 Tetor, 2026

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Te Juventus ka pakënaqësi, lojtarët dalin kundër Spallettit

31 Tetor, 2026

Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″, emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël

31 Tetor, 2026

Raphinha mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të Brazilit

31 Tetor, 2026
POLITIKË

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

SHQIPËRI 31 Tetor, 2026

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira…

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

31 Tetor, 2026

‘Maxxing’ shpallet fjala e vitit 2026

31 Tetor, 2026

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

31 Tetor, 2026

“Të gjithë të japin dorëheqjen…”/Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt!

31 Tetor, 2026

Pas dyshimeve për abuzime me operacionet e syve, reagon “European Eye Hospital”: Nuk kemi dëmtuar asnjë pacient!

31 Tetor, 2026

Polemika për konviktin “Stiv Naumov”: Janevska mohon akuzat për mure që shemben dhe çati që pikojnë!

31 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.