Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ligji për Specialen në duart e Shiroka-Pulës, ekspertët juridikë tregojnë hapat e radhës

ADAD16 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin të enjten ia kishte përcjellë për dekretim kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshimet në këtë ligj janë miratuar më 6 tetor në Kuvendin e Kosovës, në lexim të dytë, me 88 vota për. Në seancë kanë qenë të pranishëm deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

Ndër ndryshimet kryesore që parasheh ligji janë kufizimi i mandatit të Dhomave të Specializuara, transferimi i rasteve që nuk përfshihen në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet burgim.

Miratimi i këtyre ndryshimeve vjen pas dënimit të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më 16 shtator u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Ekspertët juridikë shpjegojnë se presidentja ka afat kushtetues prej tetë ditësh nga pranimi i ligjit për ta shpallur atë, ndërsa nëse brenda këtij afati nuk merr vendim as për shpalljen dhe as për kthimin e tij për rishqyrtim, ligji konsiderohet i shpallur pa nënshkrimin e saj dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Sipas tyre, kthimi i ligjit për rishqyrtim mund të bëhet vetëm nëse vlerësohet se ai është i dëmshëm për interesat legjitime të Republikës së Kosovës, ndërsa kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm një herë për të njëjtin ligj.

Megjithatë, lidhur me rastin konkret, vlerësohet se nuk plotësohen kriteret kushtetuese për kthimin e ligjit, ndaj pritet që presidentja të procedojë me dekretimin e tij.

Bajraktari pret dekretimin e ligjit nga presidentja: Tregon afatin kushtetues dhe mundësinë e kthimit për rishqyrtim

Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se presidentja ka një afat prej tetë ditësh nga pranimi i ligjit për ta shpallur atë.
“Presidentja ka afat prej tetë ditësh nga pranimi i ligjit për ta shpallur atë. Nëse, brenda këtij afati, ajo nuk merr vendim as për shpalljen dhe as për kthimin e ligjit për rishqyrtim, ligji konsiderohet i shpallur pa nënshkrimin e saj dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”, ka treguar ai.

Duke folur për kompetencat e presidentes lidhur me kthimin e ligjit për rishqyrtim, avokati ka rikujtuar se kjo mundësi është e kufizuar me kritere të caktuara kushtetuese.

“Vlen të theksohet se Presidenti/ja ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm nëse vlerëson se ai është i dëmshëm për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj dhe se kjo e drejtë mund të ushtrohet vetëm një herë për të njëjtin ligj”, ka shpjeguar Bajraktari.

Ndërkaq, sa i përket rastit konkret, Bajraktari ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kriteret kushtetuese që do të justifikonin kthimin e ligjit për rishqyrtim.

“Në rastin konkret, vlerësoj se nuk plotësohen kriteret kushtetuese për kthimin e ligjit për rishqyrtim, andaj pres dekrerimin e ligjin nga ana e Presidentes”, ka përfunduar Bajraktari.

Burjani: Presidentja duhet të japë sqarime për ligjin, mund ta ndalë atë dhe të kërkojë plotësimin

Ndërsa, juristi Blerim Burjani për “Bota sot”, ka rikujtuar se situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Kosovë.

“Një sqarim duhet të japë presidentja. Do të ishte mirë që kjo të ndodhë me kohë, por nuk është normative decidive që nuk është kushtetuese nëse me kohë nuk nënshkruhet. Kjo situatë ka ndodhur shumë herë në Kosovë, pra edhe në kohërat e kaluara”, ka thënë ai.

Më tej, juristi ka theksuar se presidentja ka mundësi të ndërhyjë në procesin e trajtimit të ligjit, duke kërkuar plotësime të mëtejshme.

“Presidentja mund ta ndalë ligjin, pra mund të kërkojë po ashtu plotësimin e ligjit”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Artikuj të ngjashëm

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

Pamjet tronditëse të videos që Jeton Sylaj ia dërgoi Arlinda Zekajt: Shihen rrobat duke u djegur (VIDEO)

29 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, flet ish-bashkëshorti: Ndjej keqardhje, jam munduar ta parandaloj

28 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

KOSOVË 29 Tetor, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar lidhjen mes atdheut dhe besimit, duke kujtuar kontributin…

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.