Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Zelensky: Rusia ka nisur mobilizim të ri ushtarak

ADAD2 Tetor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Rusët po planifikojnë gjithashtu të përfshijnë më shumë shtetas të huaj”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sot në mbrëmje.

Ai tha se këtë informacion e kanë siguruar shërbimet ukrainase të sigurisë.

Prej disa muajsh ka pasur spekulime, diskutime dhe pretendime ende të pakonfirmuara, se Rusia mund të nisë një mobilizim të ri, për të zëvendësuar humbjet e mëdha të ushtarëve në frontin e luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin deri tani i ka mohuar kategorikisht këto shqetësime.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka marrë informacione të reja për ushtarët e Koresë së Veriut që ndodhen në Rusi.

“Aktualisht ka më shumë se 8 mijë ushtarë koreano-veriorë në territorin rus”, tha Zelensky.

Sipas tij, po përgatiten edhe 10 mijë ushtarë të tjerë, të cilët po përzgjidhen për t’u trajnuar dhe më pas do të dërgohen në Rusi.

Zelensky tha se Rusia po e shpërblen Korenë e Veriut me teknologji për ndihmën ushtarake.

Sipas tij, në këmbim të kësaj ndihme, në Korenë e Veriut ka nisur prodhimi i dronëve sulmues të tipit “Shahed”, me mbështetje teknike nga Rusia.

Zelensky tha se kjo tregon se bashkëpunimi ushtarak mes vendeve, mund të përhapë kërcënime edhe në pjesë të tjera të botës.

Artikuj të ngjashëm

Euroja po ndryshon pamje: Ja si mund të duken kartëmonedhat e reja dhe kur pritet të dalin

2 Tetor, 2026

Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

2 Tetor, 2026

Çdo 10 minuta, një grua vritet nga partneri ose një anëtarë i familjes

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Shifër alarmante: 86 kg ushqim përfundon në mbeturina për çdo person në Maqedoninë e Veriut

2 Tetor, 2026

Euroja po ndryshon pamje: Ja si mund të duken kartëmonedhat e reja dhe kur pritet të dalin

2 Tetor, 2026

Kosova përballë Izraelit | INA ONLINE

2 Tetor, 2026

Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet parlamentare: Dy kandidatë shqiptarë në listën e SPP-së, PVD-ja nominon Shaip Kamberin

2 Tetor, 2026

Zelensky: Rusia ka nisur mobilizim të ri ushtarak

2 Tetor, 2026

Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë

2 Tetor, 2026

Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

2 Tetor, 2026

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

2 Tetor, 2026

Kosova ndahet me barazim me Izraelin

2 Tetor, 2026

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Begaj

2 Tetor, 2026
POLITIKË

Shifër alarmante: 86 kg ushqim përfundon në mbeturina për çdo person në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI E VERIUT 2 Tetor, 2026

Një pjesë e madhe e ushqimit që blejmë përfundon në koshin e mbeturinave. Në Maqedoninë…

Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet parlamentare: Dy kandidatë shqiptarë në listën e SPP-së, PVD-ja nominon Shaip Kamberin

2 Tetor, 2026

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

2 Tetor, 2026

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Begaj

2 Tetor, 2026

Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama

2 Tetor, 2026

“Çfarë ndodhi në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”, zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

2 Tetor, 2026

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.