Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Begaj

ADAD2 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila.Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas përcaktimeve ligjore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare. Në varësi të rendit të ditës dhe çështjeve që do të diskutohen, Presidenti mund të ftojë edhe drejtues apo përfaqësues të tjerë institucionesh.

Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë kohës kur President ishte Ilir Meta, ky i fundit kishte ftuar kryetarin e atëhershëm të opozitës, Lulzim Basha i cili ju përgjigj pozitivisht kësaj ftese.

Artikuj të ngjashëm

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

2 Tetor, 2026

Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama

2 Tetor, 2026

“Çfarë ndodhi në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”, zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

2 Tetor, 2026

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

2 Tetor, 2026

Kosova ndahet me barazim me Izraelin

2 Tetor, 2026

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Begaj

2 Tetor, 2026

Çdo 10 minuta, një grua vritet nga partneri ose një anëtarë i familjes

2 Tetor, 2026

Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama

2 Tetor, 2026

“Çfarë ndodhi në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”, zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

2 Tetor, 2026

Befason ish-opinionisti i BBVK-së: Unë do të martohem me Eli Farën (FOTO)

2 Tetor, 2026

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

2 Tetor, 2026

Kongresistë republikanë kërkojnë të mos i zgjatet licenca Industrisë së Naftës së Serbisë

2 Tetor, 2026
POLITIKË

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

SHQIPËRI 2 Tetor, 2026

Kabineti qeveritar njoftoi sonte se kryeministri Edi Rama, nesër sapo të kthehet nga vizita në…

Shkarkimi i Vlora Hysenit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Begaj

2 Tetor, 2026

Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama

2 Tetor, 2026

“Çfarë ndodhi në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”, zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë

2 Tetor, 2026

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

2 Tetor, 2026

Gruaja më e vjetër në botë jeton në Shqipëri

2 Tetor, 2026

Filipçe: Fon der Lajen e di për kontrollin e mediave nga Mickoski dhe ndikimin e Orbanit

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.