Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

ADAD1 Tetor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.

Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, ‘nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo’.

Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. ‘Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë’, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare. ‘Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve’, tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.

Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për t’u kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: ‘Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët’.

Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët. Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre ‘me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet’, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar. Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.

Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë derën e sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian. ‘Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë’, u shpreh ai.

Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: ‘Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju’.

Artikuj të ngjashëm

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

Goditet grupi kriminal pas 15 vitesh, rreth 30 bastisje dhe 21 persona nën hetim

1 Tetor, 2026

Mbi 160 orë fluturim gjatë sezonit! Përfundon angazhimi i pilotit Vasko Mihalçev në DMSH

1 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

1 Tetor, 2026

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

1 Tetor, 2026

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

1 Tetor, 2026

Olti Curri reagon për videot intime që po qarkullojnë: Dy nga artistet kanë tentuar vetëvrasjen

1 Tetor, 2026

“SHISH i dinte dhe i kishte të gjitha”, Artan Hoxha në ‘Top Story’: Tani erdhi momenti që këto video të dilnin…

1 Tetor, 2026

Alarmi i papritur: Çfarë zbulon regjistrimi i ri me Adrian Hilën

1 Tetor, 2026
POLITIKË

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

SHQIPËRI 1 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij…

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

1 Tetor, 2026

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

1 Tetor, 2026

PD e Nagip Arifit konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, por kërkon që uniteti shqiptar të shtrihet edhe në nivel lokal

1 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.