Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore…

ADAD26 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën për pezullimin e dispozitës që parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve.

Vendimi u mor më 26 nëntor, me shumicë votash, ndërsa çështja do të shqyrtohet me përparësi. Studentët e kanë cilësuar vendimin si një fitore, dy ditë para protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorin.

Përveç pezullimit të zbatimit të dispozitës për gjobat, sipas studentëve Gjykata ka vendosur që çështja të shqyrtohet me përparësi.

“Një fitore për studentët përpara protestës së 28 Nëntorit! Sot, Gjykata Kushtetuese pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

Më 26 nëntor, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, pranoi pjesërisht kërkesën tonë për pezullimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, që ndryshoi ligjin “Për tubimet”. Gjykata pezulloi zbatimin e dispozitës që ndëshkon me gjobë çdo protestues që merr pjesë në bllokimin e një rruge gjatë tubimit. Gjykata vendosi gjithashtu ta shqyrtojë çështjen me përparësi.

Kërkesën e paraqitëm së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania. Kemi kërkuar shfuqizimin e aktit në tërësi.

E mirëpresim këtë vendim dhe riafirmojmë se e drejta e protestës është themel i një shoqërie demokratike. Ky nuk është ende vendimi përfundimtar, por është konfirmim se shqetësimet që ngritëm janë serioze dhe meritojnë përgjigje.

Vendimi vjen dy ditë para 28 Nëntorit, kur shqiptarët do të mblidhen sërish në sheshe për Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, liria u shpall para popullit të mbledhur. 114 vjet më vonë, e drejta për t’u mbledhur dhe për të folur lirshëm nuk duhet të varet nga leja e policisë, nga frika e gjobës apo nga vullneti i një kryeministri autokrat.

Më 28 Nëntor festojmë pavarësinë duke protestuar kundër autokracisë së Edi Ramës, për të fituar demokracinë që na është mohuar”, thuhet në reagimin e studentëve.

Artikuj të ngjashëm

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua!

26 Nëntor, 2026

AKU inspekton 160 subjekte/ Tetë gjoba me vlerë 1.46 mln lekë, mes tyre kopshti i fëmijëve dhe një spital

26 Nëntor, 2026

LeBron James vazhdon të sfidojë moshën, duke vendosur një rekord të ri në NBA

26 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua!

26 Nëntor, 2026

Kreditë e shpejta: Mbi 26 mijë qytetarëve do t’u kthehen 140 milionë denarë të arkëtuar në mënyrë të paligjshme

26 Nëntor, 2026

Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore…

26 Nëntor, 2026

AKU inspekton 160 subjekte/ Tetë gjoba me vlerë 1.46 mln lekë, mes tyre kopshti i fëmijëve dhe një spital

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

LeBron James vazhdon të sfidojë moshën, duke vendosur një rekord të ri në NBA

26 Nëntor, 2026

5 persona të lënduar nga përplasje e rëndë mes një veture dhe furgoni, në rrugën Studeniçan-Zelenikovë

26 Nëntor, 2026

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri

26 Nëntor, 2026

Pas përplasjeve në BBVK, Jona thumbon Doresën: Ta përsërisim takimin?!

26 Nëntor, 2026

Pochettino synon gjashtë lojtarë për të rregulluar Manchester Unitedin, dalin në pah planet e janarit përcjell Zhurnal.mk .

26 Nëntor, 2026
POLITIKË

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua!

SHQIPËRI 26 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit,…

Kreditë e shpejta: Mbi 26 mijë qytetarëve do t’u kthehen 140 milionë denarë të arkëtuar në mënyrë të paligjshme

26 Nëntor, 2026

Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore…

26 Nëntor, 2026

AKU inspekton 160 subjekte/ Tetë gjoba me vlerë 1.46 mln lekë, mes tyre kopshti i fëmijëve dhe një spital

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026

LeBron James vazhdon të sfidojë moshën, duke vendosur një rekord të ri në NBA

26 Nëntor, 2026

5 persona të lënduar nga përplasje e rëndë mes një veture dhe furgoni, në rrugën Studeniçan-Zelenikovë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.