Inspektorati Shtetëror i Tregut do të intensifikojë kontrollet para “Black Friday”, për të zbuluar zbritjet e rreme, çmimet e manipuluara dhe reklamimin mashtrues.
Kontrollet do të përqendrohen te tregtarët që paraqesin ulje të pavërteta të çmimeve, duke i mashtruar konsumatorët me oferta që nuk pasqyrojnë realisht përfitimet e pretenduara.
Qytetarët që vërejnë parregullsi mund t’i paraqesin ato në numrin pa pagesë 191 ose përmes faqes zyrtare të Inspektoratit.

