Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Çfarë është dashur t’i thoshte Trumpi Putinit?

ADAD21 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton shkruan në The New York Times për domosdoshmërinë e përkrahjes së Ukrainës dhe akuzon rëndë Donald Trumpin për qëndrimin e tij ndaj Rusisë.

Një president i fortë amerikan, që mendon në mënyrë strategjike, do të duhej t’i kërkonte Putinit që ushtria ruse të ndalte bombardimin e civilëve ukrainas dhe shkatërrimin e furnizimit të tyre me energji elektrike dhe ujë, shkruan Hillary Clinton në një editorial për gazetën The New York Times.

Ai do të duhej ta paralajmëronte Xi Jinpingun se Kina do të paguajë një çmim për mbështetjen që i jep makinerisë luftarake të Rusisë. Po ashtu, do të duhej t’ia bënte të qartë Putinit se përpjekja e tij për t’i detyruar ukrainasit të nënshtrohen këtë dimër, duke i lënë të përballen me acarin, do të dështojë – sepse ukrainasit janë më të qëndrueshëm nga sa mendon Putini dhe sepse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO do ta shtojnë mbështetjen për Ukrainën.

Askush nuk priste që Trumpi t’i bënte të gjitha këto. Sipas njoftimeve të para, ai nuk e bëri. Trumpi u largua nga samiti pa mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me bisedimet e tij me Putinin.

Të hënën, ai doli sërish në mbrojtje të Rusisë, duke pretenduar se Putini «mund të sillej shumë më ashpër ndaj Ukrainës». Në vend që t’i kundërvihet strategjisë ruse për të shkaktuar një krizë humanitare në Ukrainë gjatë këtij dimri, administrata Trump duket se po e favorizon dhe po e mbështet atë, shkruan Hillary Clinton.

Qëndrimi i qeverisë amerikane e ka inkurajuar diktatorin rus. Kjo e zvogëlon mundësinë që ai të bëjë lëshime për arritjen e paqes, ndërkohë që dobëson aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur.

Zonja Clinton kërkon: Në janar, shumica e re demokratike në Kongres duhet të hetojë politikën mirëkuptuese të Trumpit ndaj Rusisë dhe ta nxisë atë që t’i japë Ukrainës më shumë mbështetje. Qëllimi i shpallur i Putinit duket se është t’i ekspozojë miliona njerëz ndaj rrezikut të ngrirjes dhe të shkaktojë një valë refugjatësh drejt pjesës tjetër të Evropës.

Një mundësi tjetër për të ndalur raketat balistike të Putinit është ta ndihmohet Ukraina që të godasë pozicionet e lansimit të raketave në territorin rus. Shkatërrimi i këtyre pozicioneve do ta zvogëlonte nevojën e Ukrainës për raketa të tjera të mbrojtjes ajrore. Megjithatë, deri më tani, Trumpi nuk duket i gatshëm ta bëjë këtë.

Kongresi aktual duhet t’i kërkojë urgjentisht administratës që të vazhdojë përkrahjen e plotë me informata sekrete, të bëjë të ditur qartë se sa raketa Patriot do t’i dorëzohen Ukrainës dhe kur, të mundësojë zgjerimin e mbulimit të Starlinkut deri te pozicionet ruse të lansimit të raketave balistike dhe të përgatitet për të shtuar ndihmën humanitare gjatë këtij dimri.

Në janar, Kongresi i ri duhet të shkojë edhe më tej dhe të miratojë mbështetje shtesë për Ukrainën, në mënyrë që ajo ta fitojë këtë luftë. Tani është koha për të vepruar, jo për të bërë lëshime ndaj agresorit, përfundon Hillary Clinton./Enver Robelli

Artikuj të ngjashëm

Nesër në Belgjikë anulohen pothuajse të gjitha fluturime, çka po ndodhë?

22 Nëntor, 2026

Biznesmeni turk që me kursimin e parave të cigareve bleu dy auto komerciale dhe një motocikletë

21 Nëntor, 2026

10 shtetet ku mund të bleni pasuri të patundshme pa shtetësi apo vizë

21 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

22 Nëntor, 2026

Të dënuar me burg në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy shqiptarët

22 Nëntor, 2026

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës mesazh urimi gjithë shqiptarëve për Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor, 2026

Nesër në Belgjikë anulohen pothuajse të gjitha fluturime, çka po ndodhë?

22 Nëntor, 2026

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në disa zona, parashikimi i motit për sot

22 Nëntor, 2026

Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

22 Nëntor, 2026

Vajza shqiptare nga Manastiri me një mesazh për presidenten e Kosovës

22 Nëntor, 2026

Mickoski: Autostrada Tetovë–Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029

22 Nëntor, 2026
POLITIKË

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

MAQEDONI E VERIUT 22 Nëntor, 2026

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo…

Të dënuar me burg në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy shqiptarët

22 Nëntor, 2026

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës mesazh urimi gjithë shqiptarëve për Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor, 2026

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në disa zona, parashikimi i motit për sot

22 Nëntor, 2026

Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

22 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.