Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

ADAD1 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtëpia jote mund të kthehet në biznes turistik, por jo më pa rregulla. Kushdo që jep apartamentin me qira për disa ditë përmes Airbnb, Booking apo drejtpërdrejt do të duhet ta regjistrojë atë në e-Albania dhe të pajiset me një kod unik. Projektligji i ri për turizmin synon të vendosë nën kontroll një treg që po rritet me shpejtësi.

Ligji parashikon regjistrimin e detyrueshëm të apartamenteve që jepen me ditë, gjoba për subjektet që shkelin rregullat në plazhe si dhe detyrime të reja për operatorët turistikë.

Në fokus janë edhe apartamentet e publikuara në platforma si Airbnb apo Booking. Çdo njësi që jepet me pagesë për qëndrime afatshkurtra, qoftë apartament, vilë apo dhomë, do të duhet të regjistrohet në portalin e-Albania dhe të pajiset me një kod unik.

“Njësitë akomoduese për qëndrime afatshkurtra regjistrohen, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe pajisen me kod unik regjistrimi.”

Ky kod do të jetë i detyrueshëm edhe në çdo reklamë apo ofertë të publikuar në platformat online. Me synimin që shteti të identifikojë çdo njësi që ushtron këtë aktivitet dhe të ketë të dhëna më të sakta për tregun e akomodimit.

I ndalur gjerësisht projektligji për turizmin prek dhe agjencitë turistike për të cilat është parashikuar se çfarë ndodh nëse një subjekt i tillë falimenton. Shpenzimet e turistëve do të mbulohen nga një fond i posaçëm për të rimbursuar pagesat e shërbimeve të parealizuara. Ndonëse të gjitha subjektet turistike do të kenë si detyrim sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta. Një tjetër ndryshim në projektligjin për turizmin i cili është rihedhur për konsultim publik prek drejtpërdrejt pushuesit. Subjektet që administrojnë plazhet do të detyrohen të garantojnë kalimin e lirë drejt detit, pa gardhe apo barriera që pengojnë qytetarët.

“Subjekti që ushtron veprimtarinë stacion plazhi duhet të garantojë aksesin e lirë, të pandërprerë dhe lëvizjen e lirë të publikut drejt bregut të detit”.

Për shkeljet parashikohen gjoba deri në 400 mijë lekë ndërsa mungesa e vrojtuesit të plazhit dënohet me 200 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje me 400 mijë lekë. Projektligji është ende në fazën e konsultimit publik dhe parashikon një kuadër të ri detyrimesh për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

1 Nëntor, 2026

Dita e 19-të e protestës së dhunshme! Studentët larguan deputetët e opozitës, u hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, mbërrijnë te Kryeministria

1 Nëntor, 2026

Nisin tensionet edhe te Kryeministria/ Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt godinës, vendoset pankarta te sofra e gurtë e dialogut

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

1 Nëntor, 2026

Bërvenicë: 112 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 Nëntor, 2026

Dita e 19-të e protestës së dhunshme! Studentët larguan deputetët e opozitës, u hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, mbërrijnë te Kryeministria

1 Nëntor, 2026

Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e Maqedonisë

1 Nëntor, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

1 Nëntor, 2026

“Jam pronë private e Mateo Borrit”/ Brikena shokon rrjetin me deklaratën e saj

1 Nëntor, 2026

Nisin tensionet edhe te Kryeministria/ Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt godinës, vendoset pankarta te sofra e gurtë e dialogut

1 Nëntor, 2026

Milani feston derbin e parë të sezonit me spektaklin e Moreirës, kuqezinjtë mundin Interin dhe vijojnë dominimin në përballjet direkte

1 Nëntor, 2026

Orhan Ibrahimi ironizon Dimitrievskin: “Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”

1 Nëntor, 2026

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, reagon Erion Veliaj: Edhe në ditët e tij më të vështira, gjeti kohën të më kujtonte

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

SHQIPËRI 1 Nëntor, 2026

Pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë…

Bërvenicë: 112 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 Nëntor, 2026

Dita e 19-të e protestës së dhunshme! Studentët larguan deputetët e opozitës, u hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, mbërrijnë te Kryeministria

1 Nëntor, 2026

Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e Maqedonisë

1 Nëntor, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

1 Nëntor, 2026

Nisin tensionet edhe te Kryeministria/ Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt godinës, vendoset pankarta te sofra e gurtë e dialogut

1 Nëntor, 2026

Orhan Ibrahimi ironizon Dimitrievskin: “Ivica Daçiqi i Kumanovës paska folur përsëri”

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.