Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet

ADAD20 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri.

Në reagimin e parë nga Kosova lidhur me protestat që po zhvillohen në shumë qytete, Haxhiu ka thënë se të gjitha institucionet kanë për obligim të trajtojnë kërkesat e protestuesve.

“Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është Shtëpi. Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Presidenca ose Qeveria, e ka për obligim të trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë tani a janë ato të shtresëzuara që kanë nisur shumë herët në vite”, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tutje ka thënë se nuk e mbështesin dhunën e përdorur nga policia në drejtim të protestuesve dhe anasjelltas, derisa shtoi që arroganca nxit protestat.

“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët. Është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca nxit protestat, prandaj thërras që me maturi e seriozitet t’i kalojnë dallësitë apo qëndrimet e ndryshme që mund të ketë”, shtoi Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu që është edhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se partia e saj asnjëherë nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestat në Shqipëri.

“Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, unë duhet të theksoj se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Vetëvendosje ka mbështetje të madhe, por nuk mund të mbahet Vetëvendosje përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë e protestojnë atje”, përfundoi Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026
POLITIKË

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Një 29-vjeçar nga Mati, në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale që lidhen me krimin…

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.