Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

ADAD23 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të hënën është takuar në Athinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, të cilit ia ka përcjellë kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Konjufca ka vlerësuar se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por edhe për fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin në rajon.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e radhës ta vazhdojmë në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka veçuar edhe përkrahjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar atë si një prej hapave konkretë që kanë ndikuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“E çmojmë këtë përkrahje dhe duam që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Greqisë të marrë edhe më shumë hov përmes dialogut politik më të rregullt e lidhjeve më të forta ekonomike”.

Pse Greqia ende nuk e njeh Kosovën?

Greqia është njëra nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, krahas Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Greqia ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj statusit të Kosovës, duke mos e njohur atë formalisht, por duke zhvilluar njëkohësisht marrëdhënie politike dhe ekonomike me Kosovën.

Në qëndrimin e saj zyrtar, Ministria e Jashtme greke thekson se mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin evropian dhe euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Greqia gjithashtu ka mbështetur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe merr pjesë në misionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.

Megjithatë, Greqia vazhdon të mbajë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, duke e lidhur politikën e saj me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Në analizat mbi mosnjohjen greke përmenden edhe marrëdhëniet tradicionale me Serbinë dhe solidariteti me Qipron, e cila gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në qershor të këtij viti, Gerapetritis kishte deklaruar se qëndrimi i Greqisë ndaj statusit të Kosovës mbetet i pandryshuar. Pavarësisht mungesës së njohjes, Greqia mban Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa Kosova ka Zyrën e Interesave në Athinë, e cila nuk ka status diplomatik./Euronews.al

Artikuj të ngjashëm

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

23 Nëntor, 2026

Flet babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

23 Nëntor, 2026

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

23 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Ekzekutimi i “Sel Çamit” në Fier, 8 persona shoqërohen në polici, një automjet në qendër të hetimeve!

23 Nëntor, 2026

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

23 Nëntor, 2026

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

23 Nëntor, 2026

Atentati që la të vdekur “Sel Çamin”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba!

23 Nëntor, 2026

Anjeza shpërthen në lot, ndihet e përdorur nga Sharri dhe e zhgënjyer nga ai: Nuk ka dalë të më mbrojë mua

23 Nëntor, 2026

Iraku nxjerr në shitje dy avionë Boeing 747, njëri prej tyre përdorej nga Saddam Husseini

23 Nëntor, 2026

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

23 Nëntor, 2026

Moti i keq në vend/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra!

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave!

23 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ekzekutimi i “Sel Çamit” në Fier, 8 persona shoqërohen në polici, një automjet në qendër të hetimeve!

SHQIPËRI 23 Nëntor, 2026

Tetë persona janë shoqëruar deri më tani në ambientet e Policisë së Fierit, në kuadër…

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

23 Nëntor, 2026

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

23 Nëntor, 2026

Atentati që la të vdekur “Sel Çamin”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba!

23 Nëntor, 2026

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

23 Nëntor, 2026

Moti i keq në vend/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra!

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.