Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

ADAD23 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve, duke lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur më 6 korrik 2026.

Sipas aktgjykimit, Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Kushtrim Kokalla për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. G.P. është dënuar edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar drejt gjendjen faktike dhe se nuk ka pasur shkelje esenciale të procedurës penale apo zbatim të gabuar të ligjit penal.

Gjykata ka theksuar se gjatë caktimit të dënimeve janë marrë parasysh rrethanat rënduese, përfshirë planifikimin e veprës, mënyrën e kryerjes së saj dhe faktin se vrasja ishte kryer në praninë e dy fëmijëve të viktimës.

Sa i përket dënimit prej 30 vjetësh për Kushtrim Kokalla, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se ky dënim është në përputhje me ligjin, pasi ai është dënuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale, për të cilën parashihet dënim më i butë sesa për kryerësit e saj.

Ndërkaq, pjesa refuzuese e aktgjykimit për Kushtrim Kokalla, lidhur me akuzën për moslajmërimin e veprave penale apo kryesve të tyre, mbetet e pandryshuar, pasi prokuroria ishte tërhequr nga kjo akuzë gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Artikuj të ngjashëm

Flet babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

23 Nëntor, 2026

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

23 Nëntor, 2026

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

23 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Iraku nxjerr në shitje dy avionë Boeing 747, njëri prej tyre përdorej nga Saddam Husseini

23 Nëntor, 2026

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

23 Nëntor, 2026

Moti i keq në vend/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra!

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave!

23 Nëntor, 2026

Lamtumirë Alush Dragoshi/Ish-kryeprokurori vuante nga një sëmundje e rëndë!

23 Nëntor, 2026

Gjermania teston dronët kamikazë dhe inteligjencën artificiale në Lituani

23 Nëntor, 2026

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

23 Nëntor, 2026

Marku: Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori vetëm nëna

23 Nëntor, 2026

Ekzekutim në Fier, autorët i hynë në banesë/Viktima i dënuar për vrasje!

23 Nëntor, 2026
POLITIKË

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

KOSOVË 23 Nëntor, 2026

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të…

Moti i keq në vend/ Rriten rezervave hidrike në Kaskadën e Drinit, niveli i ujit në Fierzë arrin mbi 261 metra!

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave!

23 Nëntor, 2026

Lamtumirë Alush Dragoshi/Ish-kryeprokurori vuante nga një sëmundje e rëndë!

23 Nëntor, 2026

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

23 Nëntor, 2026

Ekzekutim në Fier, autorët i hynë në banesë/Viktima i dënuar për vrasje!

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.