Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Rama, po mban fjalën e tij në Asamblenë e PS Tiranë.
“Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?
“S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës
Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria”, tha Rama.

