Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

ADAD20 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

huazuar nga KOHA.NET

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se rasti i saj është thelbësisht i ndryshëm nga aneksimi i Krimesë nga Rusia. Teksa ka renditur arsyet mbi këtë, Kurti ka thënë se një njohje e tillë do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor Kosovën për të justifikuar aneksimin e Krimesë.

Në një opinion për median ukrainase “Kyiv Post”,  Kurti ka kritikuar qëndrimin e deritanishëm të Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës, duke rikujtuar se Zelensky e kishte përsëritur këtë qëndrim gjatë një deklarimi në Beograd, në gusht të këtij viti.

Ai ka theksuar se Kosova e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën përballë agresionit rus, duke dënuar sulmet e Moskës, duke u rreshtuar me sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe duke ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ndihmë e trajnime ushtarake.

“Në gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës, përkatësisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar. Ajo që ra në sy ishte fakti se kjo deklaratë u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, një prej aleatëve më të afërt të Rusisë. Kosova, nga ana tjetër, e ka ruajtur edhe qëndrimin e saj ndaj Ukrainës: atë të mbështetjes. Ne e kemi dënuar agresionin e Moskës, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe kemi kontribuar me ndihmë dhe trajnime ushtarake”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka kundërshtuar pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor rastin e Kosovës për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Sipas tij, një krahasim i tillë synon ta diskreditojë Perëndimin dhe t’i paraqesë rastet krejtësisht të ndryshme si të barasvlershme.

Ai ka argumentuar se pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një procesi të gjatë, që përfshiu shtypjen e shqiptarëve, luftën, spastrimin etnik, ndërhyrjen e NATO-s dhe negociatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ka rikujtuar edhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Duke u nisur nga këto premisa, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga Ukraina do të nënkuptonte demaskimin e blofit të Putinit

“Njohja do ta hidhte poshtë pretendimin e Putinit se Kosova është dëshmi se demokracitë perëndimore nuk respektojnë ligjin. Ajo do ta refuzonte përpjekjen e tij për t’i futur rastet e ndryshme në të njëjtin kallëp, për t’i shërbyer një argumenti të leverdishëm për të”, ka shkruar tutje kryeministri i Kosovës.

Në opinion, Kurti ka theksuar se ndryshimi i kufijve përmes forcës ushtarake nuk mund të barazohet me vetëvendosjen e një populli. Kjo ka rëndësi, siç shkruan Kurti, jo vetën për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën për kontestet e veta territoriale.

Sipas Kurtit, njohja e Kosovës nga Ukraina nuk do të ishte një favor ndaj Kosovës, por një veprim në mbështetje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po e mbron përballë agresionit rus. “Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë”, ka përfunduar Kurti opinionin e tij./Koha.net

Artikuj të ngjashëm

Presidentja e Kosovës mesazh urimi gjithë shqiptarëve për Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor, 2026

Vajza shqiptare nga Manastiri me një mesazh për presidenten e Kosovës

22 Nëntor, 2026

Talenti kosovar që po punon edhe për BMW-në ndërton dron mbrojtës për Kosovën

21 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

22 Nëntor, 2026

Të dënuar me burg në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy shqiptarët

22 Nëntor, 2026

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës mesazh urimi gjithë shqiptarëve për Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor, 2026

Nesër në Belgjikë anulohen pothuajse të gjitha fluturime, çka po ndodhë?

22 Nëntor, 2026

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në disa zona, parashikimi i motit për sot

22 Nëntor, 2026

Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

22 Nëntor, 2026

Vajza shqiptare nga Manastiri me një mesazh për presidenten e Kosovës

22 Nëntor, 2026

Mickoski: Autostrada Tetovë–Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029

22 Nëntor, 2026
POLITIKË

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

MAQEDONI E VERIUT 22 Nëntor, 2026

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo…

Të dënuar me burg në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy shqiptarët

22 Nëntor, 2026

Vizita në Maqedoninë e Veriut/ Rama takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës mesazh urimi gjithë shqiptarëve për Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor, 2026

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në disa zona, parashikimi i motit për sot

22 Nëntor, 2026

Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Procedohen penalisht 10 persona, vendosen edhe 13 gjoba administrative

22 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.