Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes

ADAD20 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Protestues në disa vende të Evropës pritet të dalin këtë të premte në rrugë, në kuadër të një vale demonstratash të koordinuara kundër rritjes së kostos së jetesës, militarizimit dhe problemeve të tjera sociale. Sindikatat dhe aktivistët synojnë të bashkojnë zërat përtej kufijve, duke rritur presionin ndaj qeverive për ndryshime konkrete.

Pas disa javësh protestash në vende të ndryshme, organizatorë nga Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia kanë bërë thirrje për tubime të njëkohshme të premten dhe gjatë fundjavës, shkruan Euronews, transmeton “Bota sot”.

Megjithëse pakënaqësitë ndryshojnë nga një vend në tjetrin, protestat kanë disa shqetësime të përbashkëta, mes të cilave rritja e çmimeve të banesave, përkeqësimi i kushteve në arsim, pagat që nuk kanë ndjekur ritmin e kostos së jetesës dhe shtimi i shpenzimeve ushtarake.

Demonstratat zhvillohen në një periudhë të ndjeshme për kontinentin, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet vitit të pestë dhe disa vende, përfshirë Spanjën, Francën, Italinë dhe Greqinë, përgatiten për zgjedhje të rëndësishme.

Një rol të veçantë në këtë mobilizim pritet të kenë të rinjtë. Një koalicion i udhëhequr prej tyre bëri të ditur se pjesëmarrës nga më shumë se 25 vende pritet t’u bashkohen protestave.

“Është një ngjarje vërtet e rëndësishme për t’i dhënë një platformë zërit të të rinjve dhe për të shprehur nevojën tonë për ndryshime sistemike dhe të menjëhershme për të ardhmen tonë”, deklaroi Zennor Tyndale-Biscoe, një student 17-vjeçar, i cili planifikon të marrë pjesë në protestën në Truro, në jugperëndim të Anglisë.

Artikuj të ngjashëm

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor, 2026

Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

20 Nëntor, 2026

Pas takimit në Kinë me Putin dhe Jinping, Trumpi telefonon liderët evropianë, ja porosia?

20 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Uji dhe produktet higjienike me TVSH të reduktuar, ndryshimet miratohen në Komisionin e Ekonomisë pas debateve

20 Nëntor, 2026

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

20 Nëntor, 2026

Sërish valë demonstratash në të gjithë Evropën kundër kostos së jetesës, të rinjtë në krye të lëvizjes

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor, 2026

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026
POLITIKË

Uji dhe produktet higjienike me TVSH të reduktuar, ndryshimet miratohen në Komisionin e Ekonomisë pas debateve

SHQIPËRI 20 Nëntor, 2026

Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e…

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

20 Nëntor, 2026

Hapet thirrja për projektet e kërkimit shkencor për vitin 2027, 7 milionë euro në dispozicion të universiteteve publike

20 Nëntor, 2026

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

20 Nëntor, 2026

Spanja jep sinjale për njohjen e Kosovës

20 Nëntor, 2026

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

20 Nëntor, 2026

25 vite Top Channel/Drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë!

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.